‘A do merrje pjesë në BBV?’ Enca jep replikën epike, kunfuzon ndjekësit për lidhjen e saj intime

23 Janar 2022, 01:12| Përditesimi: 23 Janar 2022, 01:17

  • Share

 Me disa pyetje- përgjigjë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka zbuluar nëse ka një të dashur dhe nëse do të merrte pjesë ndonjëherë në ‘Big Brother Vip’.

‘Më pëlqen ta shoh, por nuk mendoj se do isha ndonjëherë pjesë e tij. Nuk ka askush kohë të qëndrojë me njerëz që nuk i pëlqejnë. I vetmi spektakël që do bëja është ‘Të vazhdosh me Haxhia-s’, ka shkruar me ironi Enca.

‘Keeping up with Haxhia’s’, në këtë rast është përdorur si referencë e Reality Show-t të vajzave Kardashian. Në këtë rast, Haxhia përveçse ironizon edhe thekson se nëse do angazhohej në një format të tillë, protagonistja duhet të jetë ajo dhe vetëm ajo!

Ndërsa pyetjes nëse ka një të dashur, i është përgjigjur me një foto me duart e bashkuara.

“Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ajo.

Mund të jetë dora e saj, mund të jetë “atij”, mund të mos jetë e asnjërit prej të dyve ose “maybe yes, maybe not” mund të jetë baraz me “it’s complicated”.

Enca ka folur rrallë për jetën e saj private, megjithatë ka provokuar gjithmonë për t’i futur ndjekësit e saj në mendime edhe pa saktësuar nëse është vetëm apo në një lidhje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?