A do regjistrohet koalicioni i Berishës me LSI? Ledio Braho në Report Tv: Ligji përcakton se asnjë parti e paregjistruar nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni

1 Shkurt 2022, 14:23| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 14:56

  • Share

Duket se regjistrimi i Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si pjesë e koalicionit të LSI nuk do të jetë i mundur, e aq më tepër nën emrin ‘Partia Demokratike Komisioni i Rithemelimit”. Kjo pasi ai nuk është regjistruar si parti dhe për më tepër KQZ njeh zyrtarisht “Partinë Demokratike të Shqipërisë” me kryetar Lulzim Bashën. Anëtari i KAS, Ledio Braho tha në një intervistë për Report Tv se nuk mund të shprehet për këtë çështje pasi mund të bëhet objekt shqyrtimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, por shtoi se sipas ligjit të Kodit Zgjedhor neni 65 përcakton qartë se koalicioni duhet të formohet nga partitë që janë regjistruar në KQZ.

‘Unë nuk shprehem dot a është në rregull apo jo se kjo çështje mund të jetë objekt shqyrtimi në KAS, por jam njohur që dje ka qenë afti i fundit i regjistrimit të partive politike. Ndërkohë Celibashi ka 24 orë afat për të konstatuar nëse ka të meta apo jo për regjistrimit të partive dhe nga informacioni i KQZ del që 11 parti janë regjistruar. Nëse partitë politike dalin në rregull kanë 24 orë për u lind e drejta për t’u regjistruar si koalicion. Si krijohen koalicionet? Po citoj nenin 65 të Kodit Zgjedhor, ku dy ose më shumë parti të regjistruara në KQZ mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi”, tha Braho.

Partitë e regjistruara në KQZ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për 6 bashkitë, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës janë 11, mes të cilave edhe PD, PS, LSI, PDK etj, por jo ajo e Sali Berishës, i cili vijon të këmbëngul se ka Partinë Demokratike edhe pse ligji njeh se PD është e Lulzim Bashës. Në nenin 65 të Kodit Zgjedhor theksohet qartë se koalicioni formohet nga 2 ose më shumë parti të regjistruara dhe jo të tjera. Prandaj ligjërish shpresat e Berishës për t’u regjistruar si pjesë e koalicioni “Shtëpia e Lirisë” janë të shuara, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos KQZ.

“Pika 1 e nenit 65 të Kodit Zgjedhor: Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në Kodin Zgjedhor.


Sot LSI dhe Sali Berisha shpallën zyrtarisht koalicionin “Shtëpia e Lirisë" dhe logon e saj,  që rezulton e kopjuar. Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë “copy paste” emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  'La casa delle liberta', që do të thotë "Shtëpia e lirisë".  Një ditë më parë Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI.

Neni 65 në Kodin Zgjedhor

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?