Ana Pisonero

A do ribashkohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën evropiane? Zëdhënësja e Komisionit Europian: Proces individual

31 Tetor, 20:15| Përditesimi: 31 Tetor, 20:18

  • Share

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë, Zgjerim dhe Partneritet Ndërkombëtar, Ana Pisonero, është shprehur se vazhdimi i procesit të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese që vendi është zotuar t’i zbatojë.

“U bëj thirrje të gjitha forcave politike që së bashku të bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara”, tha Pisonero.

Ndër të tjera, Pisonero solli në vëmendje vizitën e fundit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shkupin, ku theksoi qartë qëllimin që vendi të fillojë negociatat për grupin “Vlerat Themelore” sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lidhur me “ribashkimin” e mundshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Pisonero thekson se zgjerimi është një proces individual i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit prej vendeve partnere të BE-së.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?