A do rikandidoj për PD, Basha flet për herë të parë: S’jam këtu për veten time, por do mbaj fjalën e dhënë

3 Prill 2022, 21:04| Përditesimi: 3 Prill 2022, 21:33

  • Share

Lulzim Basha ka folur për herë të parë nëse do të rikandidoj apo jo për kreun e PD, duke mos e lënë të qartë. Nga Shkodra, ai tha se nuk është këtu për të folur për veten por të ndihmojnë në ringritjen e demokratëve.

“ Jo nuk behet fjalë fare, nuk flas unë këtu as për kandidim as për rikandidim, unë po flas për shqiptarët dhe shkodranët. Nuk i jap luksin askujt që të përgjigjem për veten time, nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për vlerat e shkodraneve, se të ishte për veten time kam vite që për fat te keq kam braktisur jetën familjare, prindërit e mi, dhe do kisha si ta shpenzoja kohën e lirë por jam këtu për t’i qëndruar fjalës së dhënë”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha nga Shkodra: Kur Berisha do marrë përgjegjësinë e të iki si unë? I fryn përçarjes dhe nxit dhunën për interesa familjare! Vendimi i gjykatës ilegjitim, PD s’bën para me 'Non Gratat'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?