Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit që u zhvillua disa ditë pas dorëheqjes së tij, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.
“ Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha nga Shkodra: Kur Berisha do marrë përgjegjësinë e të iki si unë? I fryn përçarjes dhe nxit dhunën për interesa familjare! Vendimi i gjykatës ilegjitim, PD s’bën para me 'Non Gratat'
//ReportTv.al