Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin! S’i kemi befasuar me veprimet tona

7 Nëntor 2022, 16:05| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 16:18

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave, u pyet nëse po e dëgjon Amerikën. Kurti tha para gazetarëve se marrëdhënia diplomatike me Amerikën dhe Evropën nuk është një marrëdhënie e ngjashme me gjyshin me nipin, ndërsa shtoi se asnjë veprim i tyre nuk ka befasuar ndërkombëtarët.

‘A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra! Nuk kemi ne kështu raportesh me SHBA-në si gjyshi me nipin. Nuk e di se kush po ua lexon... Asnjë veprim i joni nuk ka befasuar një zyrtar amerikan dhe evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ato. I kemi miq dhe partner dhe nuk shkruajnë ashtu komunikatash. Nuk ekziston një raport i tillë. Ky është ofendim për SHBA.. sepse ato janë shtet demokratik. Është një aleancë që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta, ne e kemi shtyrë një herë vendimin dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit. Ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim. Kjo bëhet duke njoftuar ato paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-së të takohemi së paku dy herë. Na erdhën tani për takim. Paraprakisht Shvelca është takuar edhe me shefin e Eulexit. Nuk po flasim për njerëz të cilët komunikojmë me metoda para dy shekujsh. Jemi në real time në kontakt. Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kompromentojmë. ‘- tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Tensionet, Kurti: Serbia po destabilizon me grupe kriminale, qëllim që të pengojë planin franko-gjerman! Kanë kërcënuar disa herë për ikje nga institucionet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?