Foto nga momenti kur gazetarët rrethojnë Saimir Tahirin

Politikë

VD/ A do të arrestoheni që keni ardhur? Ja si reagon Tahiri (dhe një “incident” me fotografin)

19 Prill 2018, 13:59| Përditesimi: 19 Prill 2018, 14:24

  • Share

Pyetet nëse do të arrestohet/ Ja si reagon Saimir Tahiri, ndërkohë kameramani rrëzohet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit sot në Kuvend pas një mungese relativisht të gjatë.

Jashtë hyrjes kur po i drejtohej sallës ai u prit nga një mori gazetarësh që i bënë mjaft pyetje.

Gazetarja: Keni ardhur për të shpëtuar mandatin sot? A i trembeni nje arrestimi të mundshëm?

“Jo nuk kam frikë, mos e vrit mendjen” – ja preu shkurt ish-ministri.

Gazetar: Ndërkohë hetimet vijojnë... 

Tahiri: Mirë se iu gjeta...

Një incident i vogël ndodhi më pas mes gazetarëve të shumtë që po e ndiqnin me vrull deputetin.

Një fotograf u pengua dhe u rrëzua.

U vrave? - e pyesin kolegët.

- U vrava pak se më vuri stërkëmbëshin – tha fotografi.

Tahiri i dha dorë fotografit duke e ndihmuar të ngrihej dhe më pas iu largua drejt sallës së Kuvendit.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 19/04/2018 14:50

    A e kuptoni o Shqiptar çfar gazetarësh kemi ca sahan lëpirës të shefave të tyre drogmen shifni çfar pytjesh bëjnë si rugaç rrugësh e ti quash këta gazetar pa pik dinjiteti. Pty rac e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?