Foto ilustruese

Bota

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 18:25| Përditesimi: 21 Gusht, 18:39

  • Share

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për garanci të sigurisë për Ukrainën në rast të marrëveshjes së paqes, ka shpërthyer debati për dërgimin apo jo të ushtarëve gjermanë në Ukrainë.

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D Vance e bëri të qartë në Fox Neës se Europa duhet të mbajnë "barrën më të madhe të garancive të sigurisë". SHBA-ja do të ndihmojë nëse është e nevojshme për t'i dhënë fund luftës dhe vrasjeve, por Presidenti i SHBA-së pret që Evropa të luajë rolin kryesor në këtë.

Për kancelarin gjerman, Friedrich Merz këto garanci kërkojnë një "diskutim të gjatë dhe intensiv". Por ai nuk e mohon, ashtu si theksoi pas samitit në Uashington në konferencë shtypi, se "për mua është e qartë", se "ne si Republikë Federale e Gjermanisë kemi një interes të madh dhe përgjegjësi të madhe për të marrë pjesë".

Ky debat i ndan gjermanët. Për kryeministrin e landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, "nuk duhet të jetë temë që të ketë ushtarë gjermanë në Ukrainë", duke shtuar, se Gjermania nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës. "Për këtë Bundesëehrit i mungojnë kushtet".

Sipas Kretschmer, përvoja na mëson, se "duhet të paraqitesh aq i fortë sa je vërtet". Kretschmer thekson, se dërgimin e trupave nuk e lidh me frikën tek popullsia. Për Kretschmer Europa duhet të investojë në arkitekturën e sigurisë së saj që të mos bëhet realitet një sulm ndaj BE apo Ukrainës në të ardhmen.

Drejtuesi i Unionit të të Rinjve në CDU, Johannes Ëinkel e si të detyrueshme në rastin më të nevojshëm pjesëmarrjen gjermane tek garancitë e sigurisë. "Nuk mund të themi nga njëra anë, se varësia jonë nga ushtria amerikane duhet të zvogëlohet dhe Evropa duhet më në fund të fuqizohet, dhe nga ana tjetër, të refuzojmë të marrim përgjegjësi kur gjërat bëhen konkrete”, tha Ëinkel për portalin "Rrjeti Redaksional Gjerman".

Ndërsa ish-diplomati i njohur, Ëolfgang Ischinger e quan debatin për dërgimin e trupave europiane në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje si "debat fantazmagorik të panevojshëm". Ish-drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih tha më shumë rëndësi ka "pajisja ushtarake dhe e shërbimeve sekrete" në Ukrainë si garancia më e mirë e sigurisë. Për Ischinger "nga qëndrimi rus prezenca e një brigade apo divizioni britanik, francez, gjerman praktikisht do të ishte e barabartë me anëtarësimin në NATO". E këtë Rusia e përjashton në mënyrë kategorike. "Prandaj, mund të supozojmë me siguri se gjëja e fundit që Putin do të pranonte në negociatat e paqes, në një marrëveshje që do të negociohej, do të ishte prania e trupave gjermane, britanike ose franceze në Ukrainë."/DW

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?