‘Lëvizja Bashkë’ do të përfaqësohet në Kuvend nga Redi Muça.
I ftuar sot në ‘Studio Live’ ishte kreu i saj Arlind Qori. Gjatë bisedës me gazetarin Ermal Qori tha se Muça do të përfaqësojë në mënyrë të denjë ‘Lëvizja Bashkë’.
“Është një intelektual shumë i zoti, sot ka qenë dita më e bukur e në jetën politike. Jemi të mirëpërfaqësuar në Kuvend. Ne nuk duam të zhvatim buxhetin e shtetit, do të kemi një përfaqësues në Kuvend që do të thotë gjërat e duhura për minutazhin që i japin. Redi Muça do të flasë 10 minuta, por do të thotë atë që mendon”, tha Qori.
Ndër të tjera Qori theksoi se mes 140 burrave dhe grave në Kuvend Redi Muçës është më i vërteti.
Sa i përket pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, Qori tha se është gati të marrë çdo detyrë që i ngarkohet.
“Do të kemi një kandidat, po se kush do të jetë është këshilli koordinues i ‘Lëvizjes bashkë’ që do të vendosë. Unë jam gati të marrë çdo detyrë që më ngarkohet”, tha ai.
Qori u ndal edhe te vendimi i Ramës për një ministër ‘robot’, ku u shpreh se me këtë lëvizje synon të shfajësojë korrupsionin e ministrave tij.
“T’ia lësh përgjegjësinë një roboti është pas sens dhe antikushtetuese. Rama ia arriti të mbushte faqet e mediave botërore. Me këtë lëvizje synon të shfajësojë korrupsionin e ministrave të tij. Ai do të thotë për çdo gjë se nuk e kam bërë unë po inteligjenca artificiale. IA është një mënyrë për të manipuluar publikun, për të thënë se e zgjodhi inteligjenca”, theksoi Qori.
Ndërkohë lidhje me ministrat e tjerë të zgjedhur nga Rama, Qori nënvizoi se ata janë të varur nga kryeministri.
"Si mund të bëhesh ministër ti pa e ditur. Këta njerëz nuk kanë personalitet politik, janë të dobët, të varur për karrierën e tyre nga Edi Rama, sa praktikisht nuk ekzistojnë. Ministri është një figurë politike, jo një administrator i mirë i një fushe", shtoi Qori.
Komente

O qorri lei pordhet , ti je bishti i kavallit more qorri , 86 mandate nuk pjerdh per 1 , degjo dhe shiko veten kur flet sovrani eshte me I zgjuar se ty prandaj nuk te dha voten .
Përgjigju