Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Rithemelimit, Sali Berisha, të cilit sot i është hequr imuniteti, tha për gazetarët se vendimet janë një shumëfishim i përpjekjeve për betejën pa kthim. Ndërkohë që pritet arrestimi i tij, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të jetë në protestën që ka paralajmëruar në 27 dhjetor. I pyetur nëse do të ngujohen në seli, Berisha tha që gjithçka është e hapur.
Pyetje: Duke qenë se sot është vendosur riorganizimi i partisë ...
Sali Berisha: Jo riorganizimi jo. Jo i partisë, sektori i organizimit, krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë nga një rajon secili.
Pyetje: A është Sali Berisha i pakënaqur me strukturën organizative të partisë...
Sali Berisha: Partia është në këmbë, por përmirësimi, dhe mund të them se kjo situatë kërkon disa ndryshime, përmirësime të mëtejshme. Partia nuk ndalet më.
Pyetje: Datë për protesta të tjera...
Sali Berisha: Padiskutim, data 27 është ditë proteste.
Pyetje: Do ta drejtoni ju atë protestë. Do të jeni ju te Gjykata e Lartë...
Sali Berisha: Ta shohim.
Pyetje: Analistët ngrenë pikëpyetje dhe thonë se nëse z. Berisha ka nisur përgatitjet nëse vendoset ‘arrest shtëpie’ të qëndrojë në seli. Keni një përgjigje për ta.
Sali Berisha: Gjithçka është e hapur. Më duhet këshilla e avokatit.
Lajmi kryesor:
Pritet të arrestohet, Berisha në ankth mbledh kryesinë, sulmon Gjykatën Kushtetuese! Aksion në facebook, 4 'sherifë' në terren! Thërret Këshillin Kombëtar
M.Q.//ReportTv.al