A do të ketë një valë të dytë infeksioni dhe a do të rikthehet agresiv Covid? Virologu Italian flet për ‘Corriere’…

2 Qershor 2020, 11:10| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 11:12

  • Share

Për Francesco Le Foche, imunologu klinik i spitalit Umberto I në Rome, qarkullimi i koronavirusit do të bjerë në muajin korrik dhe se do të rikthehet sërish në dhjetor. Gjithsesi ai shprehet optimist pasi "tani dimë se si të ndërhyjmë, por është thelbësore që çdo qytetar të respektojë rregullat e shëndetshme të sjelljes"

Intervista e Le Foche për gazetën italiane "Corriere della Sera"

A do të kemi një valë të dytë të epidemisë?

"Nuk mund të parashikohet me siguri. Kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili ka sjellje befasuese, "shpjegon Francesco Le Foche

Presidenti i Institutit të Larte të Shëndetit, Silvio Brusaferro, thotë që vala e dytë e pandemisë do jetë në vjeshtë. Ju si mendoni?

"Unë do da spostoja valën e dytë në dhjetor kur është edhe më ftohtë. Virusit do ti duhet kohë të ngrejë kokën pas masave izoluese dhe stinës së verës me temperatura të larta. Në korrik, qarkullimi ka të ngjarë të ulet edhe më shumë se tani. Unë nuk mendoj se në shtator-tetor epidemia do ringrihet kjo për shkak të hapësirës kohore të kufizuar".

A do të ishte rikthimi i koronavirusit aq vdekjeprurës sa në fazën e parë?

"Unë nuk mendoj se do të përjetojmë sërish një përvojë tragjike. Mendoj më shumë për një valë të krahasueshme me atë të prodhuar nga një grip i fortë që është një sëmundje serioze, le të mos harrojmë, me ndërlikime deri edhe rezultate fatale. Ne kemi pasur më parë epidemi të gripit të karakterizuar nga vdekshmëri e ngjashme me atë të Covid. Nesër çelësi i suksesit është të parandalohet shtrimi i njerëzve në spital duke krijuar rrugë alternative të trajtimit, një strategji që duhet të zbatohet. Ne nuk mund të lejojmë më të privojmë nga trajtimi pacientët me kancer, zemër dhe sëmundje të tjera serioze siç ka ndodhur në këto 3 muaj.

A ka mbijetuar koronavirusi?

 “Duke gjykuar nga renditja e gjenomit, ai nuk ka ndryshuar. Por tani gjithnjë e më shumë gjejmë njerëz me sindroma më pak agresive. Por është krijuar ndërkohë një grup i ri pacientësh që kanë simptoma të buta prej dy muajsh pavarësisht se testi i tamponit i nxjerrë negativë sepse ngarkesa virale është e ulët dhe pozitiviteti nuk zbulohet.

Si e shpjegoni?

"Koronavirusi mund të ketë gjetur bashkëjetesë me qelizën njerëzore që infektoi. Një bashkëjetesë paqësore që u vendos prej masave të bllokimit dhe izolimit. Tani koronavirusi nuk e vret pritësin e tij sepse ai duhet të mbijetojë dhe nuk ka interes për ta vrarë".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?