Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Kosova & Rajoni
Top 24

A do të shkojë në burg ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski? Vendos Apeli

31 Gusht 2018, 09:17| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 09:24

  • Share

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të vendos lidhur me ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për aktvendimin gjyqësor “Tanku” të Prokurorisë Speciale për furnizimin me “Mercedesin” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro.

Lidhur me këtë vepër Gruevski si nxitës për kryerjen e kësaj vepre u dënua me 2 vite burg, ndërsa ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski me 6 vjet e 6 muaj. Në këtë rast gjykohet edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, por në një proces të ndarë për shkak të lindjes së një fëmije.

Gjykata e Apelit për sot shtyu seancën e djeshme, për shkak se nuk ishin paraqitur Gruevski dhe avokatët e tij, pasi që në të njejtën kohë në Gjykatën penale po zhvillohej seanca gjyqësore për rastin shuplakat për Zhernovskin në Komunën Qendër, ku ndër të akuzuarit po ashtu është Gruevski si nxitës i veprës.INA

Komento

Komente

  • Kosovari: 31/08/2018 10:09

    PO te ishte IRJM shtet normal,me ligje e te drejta te natyr shme,Jo sajese artificiale,e qellimshme per te keqen, e formuar me toka e popuj te huaj-shqiptar,te kishte veprime normale politike dhe trajtime te drejta njerezore,Ky njeri-kriminel duhej te burgosje qe kur ishte Presidnet i kesaj sajese shteterore pa identitet teritorial,pa emer normal,pa identitet kombetar,gjuhesore e fetar.IRJM eshte formuar si edhe Serbia,Mali i Zi dhe pjeserisht Graqi, me toke-hapesira etnke shqiptare dhe popull autokton shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?