Analisti Endri Tafani, tha se presidenti Bajram Begaj nuk duhet që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën, në një kohë kur në Kushtetuese ka një ankim të bërë nga Erion Veliaj për të kundërshtuar shkarkimin e tij.
Sipas tij, nëse do të dekretohej një datë nga Begaj do të ishte në kundërshtim me ligjin.
‘Për mua është e paligjshme totalisht, presidenti nuk duhet që të marr vendim për të dekretuar një datë për zgjedhjet për Tiranën. Problemi këtu është më madhor se fati i Veliajt, këtu është shkatërruar makina e qeverisjes, kur është bërë Kushtetuta është bërë në mënyrë të rakorduar me ligjet, dhe këta kanë futur duart aq herë në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera saqë tani nuk rakordojnë me njëri- tjetrin’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi i Veliajt/ Alibeaj: Ankimi pezullon vendimin e qeverisë! Kume: Pa njoftim nga GJK, Begaj mund të dekretojë zgjedhjet! Muharremi: Bashkia do kryetar
S.B/ReportTv.al
