Politikë
Top 24

Basha lë takim me kryebashkiakët e djathtë! Mziu: Nuk e liroj zyrën, në tetor do shihni sa vota do marr

2 Korrik 2019, 10:34| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 16:10

  • Share

Kryetarët e bashkive të djathta nuk do të lëshojnë zyrat e tyre pas humbjes në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi njohin dekretin e presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në 13 tetor.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një takim në selinë blu ku është disktuar situata politike në vend dhe zgjidhja e situatës që do të krijohet me zëvendësimin e kryetarëve të bashkisë në kuadër edhe të thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos krijuar përplasje dhe për të mos ushtruar dhunë. PS do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme 60 bashkitë e vendit përveç Finiqi që u fitua nga Kristo Kiço i partisë Mega.

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke iu bindur urdhrit të kreut të PD, Lulzim Basha kryebashkiakët e djathtë bojkotuan zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër qeveria u tregua e vendosur që të zhvillojë këtë proces dhe deri më tani ku numërimi i votave është drejt përfundimit, PS do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme 60 bashkitë e vendit përveç Finiqi që u fitua nga Kristo Kiço i partisë Mega.

Edhe pse zyrtarisht ata do të jenë në krye të detyrës deri në muajin gusht, kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat për shkak se i përmbahen dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale në 13 tetor dhe  nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Ora 14:21
Mziu pas takimit me Bashën: Nuk e liroj zyrën, shihemi në zgjedhjet e tetorit

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me krerët e bashkive që aktualisht drejtohen nga PD.

Pas këtij takimi ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Ai deklaroi i bindur, se nuk e liron zyrën e tij dhe ka paralajmëruar se në 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.

“Asnjë shanc për të lëshuar zyrën përpara zgjedhjeve të 13 tetorit. Është e mjaftueshme duke parë raportin e fundit të OSBE/ ODIHR ku theksohet se është shkelur ligji dhe zgjedhjet janë të paligjshme. Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, tha Mziu.

 

Ora 13:19
Mbledhja në selinë e PD-së/ A do ta lirojë Voltana Ademi zyrën e bashkisë? Ja si përgjigjet ajo (VIDEO)

"Situata është e rëndë." Kjo ka qenë fraza që kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë për gazetarët nga Selia e Partisë Demokratike, ku kreu i opozitës Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryebashkiakët e djathtë.

Ndërsa e pyetur nëse ajo do ta lirojë zyrën e saj, pasi në Shkodër në zgjedhjet lokale të 30 qershorit ka kandiduar Valdrin Pjetri i PS për të cilin pritet vetëm zyrtarizimi si kryetar Bashkie.

"Jemi akoma herët për zyrën.. Raporti i ODHIR është një reflektim...do të shohim zhvillimet në vijim jo vetëm të klasës politike por edhe të njerëzve. Ajo që bëri populli shqiptarë dje është historike." ka thënë Ademi.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • besa: 02/07/2019 18:58

    Sa % fituat ne kamez ju te PS ?

    Përgjigju
  • CaBone: 02/07/2019 17:46

    O Xhelal gangsterri ta shikojm sa i fort do jesh ne momentin e duhur. Kush ti ka bo zyrat ty daku plaka apo plaku? Mos i ke gje me tapi ti o pallosh. Do te nxjerrin dhe per bythesh.

    Përgjigju
  • Robi: 02/07/2019 15:33

    Dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës Xhelal Mendjeziu po bën garipin, do dalësh si çeço o plehre.

    Përgjigju
  • Hajdar xhep leka [ kepi ]: 02/07/2019 14:40

    O xhelal MUTZIU e bëra me të thënën jan larg. Provoje e shife sa do të vlej lëkura jote zgjebarake o xhelali halabak. Se ti je dhe prefesor me 7 klas shkoll o xhelali komplet pallosh kok bosh. Ka hik koha e kryekriminelit malok salhe .

    Përgjigju
  • Luli: 02/07/2019 12:36

    Kudo që janë kryetarët e PD-së, kjo është një rrëmujë, ata nuk mund të sundojnë, ata mund të protestojnë vetëm.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 12:10

    Rezultatet I certifikon KQZ. Ju do dorezoni zyrat.

    Përgjigju
  • Dada: 02/07/2019 10:56

    PO Mos i lirojne nuk kane te drejte asgje nuk firmosin per ne banke.shkresat etj po te rrine roje tek bashkia.

    Përgjigju
  • Populli: 02/07/2019 10:46

    Do ti dorzojne si cecua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?