Kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe nëse do t’i pranojë PD pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit. Teksa iu shmang pyetjes, Berisha tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim, por shtoi se nuk do t’i njohë zgjedhjet.
"Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë. Rama po bën çdo pe pjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë.", tha ai.
Lajmi kryesor:
Berisha: Vota e diasporës, manipulim masiv! Zarfet u mbushën nga patronazhistët! Justifikohet për humbjen: Opozita mund të ketë probleme, por s’fiton dot një farsë zgjedhore
Xh.D/I.M/ReportTv.al
