Në ditët e tij të fundit në karrigen e kryellogaritarit të shtetit, Arben Ahmetaj doli para gazetarëve për të bërë balancimin ekonomik të 2018. “Sfida e kësaj qeverie, në këndvështrimin tim personal është vala e dytë e reformave. Jo vetëm për ta mbajtur ritmin, po për ta përshpejtuar atë, dhe unë jam i bindur që ritmi do jetë dy fish i përshpejtuar” tha ai.
I pyetur mbi gjërat që nuk e bënin krenar në punën e tij si ministër i financave, Ahmetaj u ndal tek niveli i borxhit publik që në 31 dhjetor ka qenë 63%. “Për sa i përket borxhit publik jam shumë krenar për ku është sot, por nuk jam krenar që nuk e ula dot në 60. Duhet ta ulja në 60, pa diskutim. Patjetër, në mënyrë që pasardhësi im ta çonte në 55 dhe 50”.
Ministri në largim pohon një tranzicion të butë mes tij dhe Anila Denajt që do ta zëvendësojë në detyrë. “Unë kam pasur kontakte me ministren e nominuar dhe besoj jemi goxha në harmoni të sfidave që ka ministria dhe ekonomia e një kuptueshmëri të plotë” u shpreh ai.
I pyetur nëse do të jetë ai që do të zëvendësojë Erjon Bracen në krye të Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. “E ardhmja ime nuk është shqetësim sot për qytetarët. Unë jam deputet dhe pas datës 21 do të jem deputet i Kuvendit. Të qenit ministër apo deputet nuk të bën më pak apo më shumë reformator. Një pozicion ka disa instrumente në dorë, një tjetër ka të tjera. Të jeni të bindur që nuk do të lë asnjë instrument pa përdorur në favor të valës së dytë të reforma të qeverisë Rama” përfundoi Ahmetaj.
Si ka fytyre qe del e flet ky? Pas dy muajsh do te kete mundesi te provoje supen e burgut. Ej kundes....Demi eshte shume i madh! Djersa e popullit do te te vras!
PërgjigjuNormalisht qe kete pergjigje e koment do beje ne se lexon gjithe diten laptopin e S.Berishes.i ke syte e mbyllur per te tjerat.Ti pret te behemi Amerike dhe kete ia kerkon E.Rames tami dhe nuk ia ke kerkuar me pare S.Berishes.
sa turp ,me ke tallen keta idiote? mo kaq budallenj ne dine?o Zot ki meshire per kete vend
Përgjigju