Erion Malaj, kandidat i PS-së në Qarkun e Tiranës

Politikë

‘A do votosh ndonjëherë kundra partisë’/ Kandidati i PS-së për Tiranën, Malaj për Report Tv: Nuk e kam çuar nëpërmend

17 Mars, 18:00| Përditesimi: 17 Mars, 18:49

  • Share

Erion Malaj një nga kandidatët në listën e sigurt të Qarkut të Tiranës, përfaqësues i Njësisë 11 ndryshe e njohur si Lapraka ka dhënë opinione mbi zhvillimet e fundit të aktualitetit politik. Malaj në ‘Studio Live’ me moderator Arbër Hitaj ka thënë se nuk ka hyrë në politikë duke menduar të kritikojë apo të gjejë të meta në qeverinë e Kryeministrit Rama.

Kandidati për deputet ka folur si fillim për nisjen e rrugëtimit të tij dhe ka dhënë disa opinione lidhur qasjen që do të ketë, ai kur të hyjë në parlament ndaj qeverisë.

'Malaj: Unë jam i majtë dhe kam qenë që jashtë vendit dhe kam qenë edhe jashtë pjesë e një lëvizjeje të majtë. Edhe familja ime ka qenë e majtë. Ndërkohë që aktualisht jam në Njësinë 11, ku jam lindur dhe jam rritur. Jam angazhuar në terren prej muajit tetor. Pa prekur terrenin dhe pa parë nga afër, edhe çfarë bën çdo person nuk kupton dot.

Hitaj: A do jetë vota jote pro apo kundër partisë?

Malaj: Nuk do të aderoja të hyja në politikë nëse PS nuk ndan të njëjtat vlera që unë kam. Besoj që iniciativat nuk do të bien ndesh. Nuk e kam çuar nëpërmend. Kur të ketë nevojë për mendim apo kritik do ta jap mendimin tim. Nëse je në ekip duhet të përfaqësosh këtë ekip. Nuk shoh problem në këtë aspekt.

Hitaj: Si e sheh qeverisjen e zotit Rama ?

Malaj: Ajo që di të vlerësoj më shumë te Rama vizioni për Shqipërinë dhe më e rëndësishme se çfarë mendoj unë është se çfarë mendojnë qytetarët shqiptare. Vlerësimet e mija ndaj Ramës nuk kanë vlerë sa ç’kanë ato të qytetarëve.

Hitaj: Më jep një koment për opozitën?

Malaj:Unë jam shumë i ri në politikë për të dhënë një analizë të strukturuar. Diferenca më e madhe e opozitës sot me mazhorancës janë listat. Është gjetur mënyra e duhur ku e gjen veten çdo qytetarë shqiptarë në PS, gjykoj që PD nuk ka këtë nivel të listës.'

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?