A duhen larguar muxhahedinët e MEK? Deputeti i PS: Fshehin diçka! Murrizi: Do i përzënë, nuk i duhen më Sorosit! Rexhepi: S’kemi kapacitete për t’i monitoruar

21 Qershor 2023, 21:58| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 07:26

  • Share

Zhvillimet e fundit të ndodhura në kampin e MEK në Manzë ku pati një aksion të SPAK pas procedimit penal të nisur ndaj muxhahedinëve të cilët dyshohet se kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit duke shkelur edhe marrëveshjen me Shqipërinë ku shpreheshin se do të strehoheshin këtu vetëm për çështje humanitare, ka sjellë pikëpyetjen nëse ky grup iranianësh duhen laguar nga vendi ynë.

sondazhin e “Shqiptarja.com” rezulton se rreth 90% prej qytetarëve që janë përgjigjur kërkojnë që muxhahedinët të largohen nga Shqipëria.

Duke e komentuar këtë situatë në studion e Realpolitix me gazetarin Denis Minga në Report TV, deputeti socialist Xhemal Qefalia, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë që ishte i mendimit se duhet pritur vendimi i GJKKO, tha se gjatë vizitës së tij në kamp i ka bërë përshtypje mirëorganizimi i ngjashëm me atë të një reparti ushtarak.

Ai tha se fakti që tentuan të digjnin njësi kompjuterike gjatë kontrollit të policisë shqiptare, tregon se muxhahedinët kanë diçka për të fshehur.

“Fillimisht ka pasur një dakordësi për ndërhyrjen në kamp por më pas ka pasur një reagim të dhunshëm. Policia ka pasur veprime shumë mirë të organizuara. Ndjekja e veprimeve nga ajri ka nxjerrë zbuluar këtë komunitet që jetonte atje. Ju e keni parë sesi digjeshin letra. Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje gjatë vizitave të mia atje, ka qenë organizimi kapilar deri në detaje. Qëndronin si repart ushtarak në rresht. Gjithçka ishte e mirëorganizuar. Kjo më ka krijuar idenë e një disipline të rreptë. Në takimin e parë krijohej përshypja sikur ka një organizim të rregullt që të mos bëhen shqetësues dhe që respektonin marrëveshjen, pra krijonin një imazh shumë pozitiv”-tha Qefalia.

Nga ana tjetër, ish deputeti i PD, Myslym Murrizi tha se shkak për këtë situatë është bërë servizilmi i politikanëve shqiptarë ndaj SHBA-ve, duke pranuar që të strehonin persona që sipas tij, janë pjesë e një organizatë marksiste terroriste. Sipas tij, në kamp ndodhen më shumë se 4 mijë persona. Deputeti shtoi se ata mund të dëbohen sepse sipas tij nuk i hyjnë më në punë Sorosit.  

“Janë më shumë se 4 mijë persona atje. Do dalin që janë më shumë se aq se aty është si han pa porta.  Cfarë është kjo hipokrizi për opozitën e një vendi që nuk është as anëtar i NATO-s as pjesë e BE, organizatë marksiste terroriste. Grykësia e politikanëve, në shenjë servilizmi ndaj Amerikës e ka kthyer këtë vend si gropë ku derdhen halet e botës. Po ashtu edhe për afganët. Ka ndryshuar qasja e politikës sorrosiane ndaj tyre, do i përzënë nga Shqipëria. Sepse nuk u duhen më Sorosit”-tha Murrizi.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi tha se hetimet për veprimtarinë e muxhahedinëve janë bërë nga autoritetet e huaja dhe jo SPAK. Rexhepi tha se policia duhej të kishte ndërhyrë në mënyrë më të rreptë, ndërsa sa i takon pyetjes nëse muxhahedinët duhet të vijojnë të rrinë në kampin në Manzë, ai tha se që prej fillimit nuk duhet të ishin pranuar sepse shteti shqiptar nuk ka kapacitetet të monitorojë 4 mijë persona të tillë të trajnuar në mënyrë të veçantë.

“Kjo nuk është punë e SPAK-ut, ta harrojnë shqiptarët këtë. Është punë e shërbimeve të huaja. Përsa i takon policisë, në rastin konkret janë treguar më të butë se ç’duhet. Këto janë ngjarje që minimalisht të rrënojnë karrierën, ndoshta dhe jetën. Sepse nuk je vetëm përballë shqiptarëve. Ndoshta duhej ndërhyrë më radikalisht. Sa i takon faktit që janë rrezik për Shqipërinë, mirë do ishte që mos të ishin pranuar. Nuk kemi ne kapacitete të monitorojmë 4 mijë njerëz që kanë përballuar regjimin e Iranit. Kam përshtypjen që rëndojnë edhe dënime ndaj atyre. Shikoni mënyrën sesi bëhen mburojë ndaj makinave të policisë, duket që janë specializuar për këtë gjë”- shtoi eksperti.

Në deklaratën e dhënë lidhur me aksionin DASH e la në dorë të autoriteteve shqiptare mënyrën sesi do të veprohet me muxhahedinët e kampit të MEK në Manzë. Po ashtu ambasadoria Yuri Kim tha se veprimet e policisë kanë qenë legjitime. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?