A duhej miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS? ishte pyetja e sondazhit në Shqiptarja.com. Nga 4218 votues unikë, 72.5% prej tyre kanë votuar PO
Ndërsa 20.7% e tyre janë shprehur kundër miratimit të rezolutës anti-korrupsion të propozuar nga PS. Vetëm 6.7% thonë nuk e di.
Sondazhi u publikua më 24 maj e deri pasditen e 26 majit mori 4218 vota.
Rezoluta u miratua me 76 vota pro të socialistëve pasditen e 27 majit 2024.
Pas miratimit të rezolutës pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Pas ketij rezultati duhet qe shqiptaret te pyeten: A jeni dakord qe te ngrihen komisione qe te monitorojne organet e pavarura te drejtesise si SPAK?
Përgjigju