A duhet të hapen kopshtet e shkollat në këtë situatë? Lira Gjika: Teorikisht po, ama nëse diskutohet jeta…

23 Prill 2020, 14:17| Përditesimi: 23 Prill 2020, 14:28

  • Share

Ndonëse janë një kategori që rriskohen pak nga sëmundja e koronavirus, fëmijët janë ato të cilët po përballen më shumë me pasojat sociale që ky virus po I sjell njerëzimit.

Izolimi tashmë prej gati dy muajsh, po rrezikon distancimin social të tyre sidomos te fëmijët që nuk kanë motër ose vëlla, apo prindër në ‘dispozicion’ për një kohë të gjatë.

Ndaj hapja e kopshteve ose shkollave diskutohet si një mundësi që fëmijët jo vetëm të mos humbasin mësimet, por edhe si një mënyrë që I largon ato nga problemet e distancimit social.

Mjekja pediatre Lira Gjika thotë se me këtë llogjikë, shkollat e kopshtet duhet të hapeshin, por në momentin që diskutohet jeta, janë specialistët që po merren me këtë sëmudje ata që vendosin sa e rezikshme është hapja e shkollave dhe kopshteve në këtë situatë.

Teorikisht duhet të hapen, praktikisht e dinë infeksionistët specialistët që merren me situatën e sëmundjes. Ama nëse diskutohet jeta, më mirë të rrimë brenda, dhe ne të rriturit të jemi më aktivë, të punojmë me fëmijët, edhe programet të jenë më të mirëmenduara për të njohur më mirë fëmijën.” shprehet pediatrja.

Gjika pranon se izolimi mund të sjellë distancim social, por pasojat e këtij të fundit ndihen më tepër të fëmijët që jetojnë vetëm apo te ata që janë me aftësi të veçanta.

Kjo qe po ndodh mund të shtojë më tepër distancimin social. Si e shton? Ka fëmijë që jetojnë në apartamente të vogla, të kufizuar, pa prindërit, këtu duhet të jetë vëmendja më e madhe. Këtu duhet të jetë vëmendja nga mësuesit dhe te fëmijët me aftësi të veçanta. Për fëmijën që shohin prindërit që mbushin trastat me ushqime, u rrit ankthin. Ku ka prindër të shqetësuar edhe fëmijët janë më të shqetësuar, ndaj duhet kujdes i madh i prindërve.” shprehet Lira Gjika.

Ora 14:24
Lira Gjika: Tregoni kujdes ndaj ‘fëmijëve të mirë’. Ja tre komponentët që duhet të keni parasysh gjatë izolimit

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” mjekja pediatre Lira Gjika ka folur për kujdesin që duhet të kemi ndaj fëmijëve gjatë periudhës së izolimit. Kujdes sipas saj duhet të kemi për fëmijët që sillen mirë, jo ndaj atyre që qajnë apo bërtasin, pasi këto të fundit ndjekin mënyrën natyrale të shkarkimit të tensionit të brendshëm, kurse ata që mbyllen në vetvete, mund të përjetojnë një ngërç emocional.

“Edhe një gjë tjetër që është vënë re dhe që është shumë problem, fëmijët e mirë, ata janë më tepër në vështirësi sesa ata që qajnë dhe bërtasin. Ka frikë sepse është i pasigurt dhe përpiqet të bëhet i mirë. Ka një ngrirje brenda vetes, brenda zhvillimit emocional. Fëmija kur I preket një dëshirë duhet të qajë, duhet të bërtasë. është rruga natyrale që ndjek për të shkarkuar tensionin. Fëmija nuk e ka të lehtë të përballojë një refuzim, ai duhet të qajë, tregon  inteligjencë.  Këto janë shenja që tregojnë se ka ngërc emocional, mund të kenë pagjumësi natën, përgjumje ditën. Megjithatë ndërhyrja me mjete elekronike ruan socializimin.  Nëse kjo situatë zgjat duhet ta sqarojmë. Duhet ti themi fëmijëve që e para është jeta dhe ne jetën duhet ta mbrojmë. Duhet ti themi që jeta është dhurata më e madhe që kemi.” shprehet Gjika.

Sipas pediatres, janë 3 komponentë kryesorë që prindërit duhet të kenë parasysh për fëmijët e tyre në izolim: Aktiviteti fizik, leximi dhe bisedat me ta.

 “Edhe lojërat fizike pra aktiviteti fizik, leximi i librave dhe bisedat duhet të jenë 3 komponetënt që përdorin prindërit për të superuar fëmijën, pasi kjo nuk është një situatë aspak e shëndetshme për fëmijët” shprehet pediatrja Lira Gjika.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?