A duhet të largohet deputeti Rrahman Rraja nga PS? Flasin kolegët për 'Report Tv'

1 Tetor 2018, 16:02| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 18:22

  • Share

Rrahman Rraja nuk mori pjesë këtë mëngjes në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke shmangur një takim me Edi Ramën.

Në mbledhje, kryetari i PS-së nuk e preku fare çështjen “Rraja” duke mos njoftuar ndonjë masë politike si pezullimi apo përjashtimi nga grupi parlamentar, ndërsa Taulant Balla iu tha deputetëve se pavarësisht halleve të opozitës, socialistët duhet të vijojnë me axhendën e tyre parlamentare dhe politike.

Pas mbledhjes, në një prononcim për gazetaren e 'Report Tv', Esiona Konomi, deputetët socialistë janë shprehur se Rraja nuk ka pse të largohet nga parlamenti.

Po pse për çfarë dyshohet kolegu im? Për aq kohë sa nuk ka një njoftim Prokuroria atëherë ne nuk mundemi ta penalizojmë.

Xhemal Qefalia, deputet i PS-së

Unë besoj që ne për momentin kemi një proces penal të hapur, duhet të lejojmë organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre. Nuk na takon ne t’i tregojmë zotit Rraja se çfarë të bëjë.

Arben Pëllumbi, deputet i PS-së

Rasti i ndodhur së fundmi është një këmbanë alamri për të gjithë ne. Raste të tilla të mimimziohen. Unë kam përgjegjësi më shumë se të gjithë ne, kam edhe përgjegjësinë se jam zgjedhur në Krujë.

Eglantina Gjermeni, deputete e PS-së

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, se nëse do të largohet nga PS, Rraja tha se nuk do të largohet. Deputeti u pyet nëse djali i tij kishte ushtruar dhunë, dhe sërish Rraja nuk e pranoi këtë gjë.

 “S’ka lidhje me atë punë. Djali im s’ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS” ka thënë Rraja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • servet: 02/10/2018 09:14

    O Redi :Perpara se te shkruash dhe te merresh me politike shko e bej ndonje kurs drejtshkrimi se per politike je bloze por te pakten mundohu te shkruash sakte.

    Përgjigju
  • redi: 01/10/2018 19:03

    Opozita eshte kthyer ne organ akuze dhe gjykate . Deri kur do marri fund kjo loje e ndyre , ne nje kohe qe kjo opozite ka mbrojtur krimet shteterore, qe nga grushti i shtetit , Gerdeci , 21 Janari e tjer. Prokuroria po vepron me shume ngadalesi ne procese qe duhet te sqarihen , qe nga ceshtja Tahiri dhe serialet e babales . Eshte e oafaleshme qe njerez te inkriminuar hedhin gutin dhe largohen me te njejten skeme . Nuk duhet te denojme njerezit me jstunarin digjital , por me ptova bindedi qe asnje mos flase me

    Përgjigju
    • Sulo: 01/10/2018 21:45

      Eshte shjme e drejte qe jane kthyer ne organ akuze dhe gjykate por a eshte e drejte qe Ilir Meten per te cilin u shkaktua 21 janari te behet president me votat e PS? Per cfare morali flet?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?