A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?! Debat në Report Tv, eksperti i IT: Deklaratat janë politike! Administrata jonë e përdor në telefona personal

7 Prill 2023, 19:25| Përditesimi: 7 Prill 2023, 19:40

  • Share

Edhe pse Tik Toku është kthyer në trendin dhe platformën më të pëlqyer të rrjeteve sociale shumë vende europiane si dhe ShBA e kanë vendosur bllokimin e  këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se mund të ndajë të dhënat personale e përdoruesve me qeverinë kineze.

Eksperti i IT Besmir Smanaj tha në Report Tv në emisionin 'Sot live në Shqipëri' se një propozim i tillë i bërë edhe në vendin tonë  nga deputeti i PS, Taulant Balla është më shumë propozim politik sesa real, pasi shumica e punonjësve të administratës publike nuk janë të pajisur me telefon që ua siguron shteti e për rrjedhojë këtë rrjet social e kanë të instaluar në telefona personal.

“Është më shumë deklaratë politike, nuk ka të bëj fare me pjesën e Tik Tok-ut . Ka shumë shtete të BE kanë bllokuar përdorimin e Tik Tok-ut në pajisjet qeveitare, por në Shqipëri duhet të kemi diçka parasysh. Institucionet shtetërore apo punonjësit e saj nuk kanë pajisje shtetërore. Të gjithë këta zyrtarë Tik Tok-un e përdorin në telefonin e tyre personal ,nuk ka një mekanizëm Teknik që t’iu ndalosh përdorimin e Tik Tok-ut nga pajisjet personale.”

Aktivisti dhe gazetari në Angli Daniel Nikolla thotë Tik Tok-u lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13-vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë llogari.

“Pas mbylljes në 16 mars Tik Tok-u ka marr dhe një penallti apo duhet t’i paguaj shtetit britanik 13 milion paund sepse është pare dhe vërtetuar që mbi 1.4 milion fëmijë nën moshën 13-vjeçare janë pjesë e aplikacionit të Tik Tok-ut . Ky dënim vjen sepse është ditur dhe nuk është marr masë parandaluese përveç atij katrorit për të vërtetuar që unë jam mbi 13-vjeç.”

Ajo çka nevojitet për sociologen Entela Binjaku  është ndjekja e përvojave të shteteve që tashmë e kanë bllokuar këtë rrjet social dhe sa më shumë edukim dhe informacion.

“Mendoj që Tik Tok-u përveç depërtimit tani është kthyer në dukuri nuk është më risi. Mendoj që shkolla nga njëra anë, nëqoftëse mësuesit shqiptar do të jenë si ata spartanët, mendoj unë shumë gjëra do të shkonin shumë mirë”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?