Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor

Epidemiologu Ilir Alimehmeti

Aktualitet

A duhet të vaksinohen qytetarët që e kanë kaluar COVID-19? Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin

10 Qershor, 22:12| Përditesimi: 10 Qershor, 22:21

Sipas një studimi të fundit në SHBA, individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga COVID të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi.

Këtë studim e ka publikuar epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti në një postim në Facebook. Sipas studimit vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga personat që nuk janë infektuar më parë.

“Forcat natyrore brenda nesh janë shëruesit e vërtetë të sëmundjes.” Cit.: Hipokrati. Të vërtetat herët a vonë dalin gjithmonë në shesh miqtë e mi! Na duhet vetëm të jemi të durueshëm e të presim kohën e duhur! Kështu ndodh edhe për diskutimin nëse nevojitet apo jo vaksinimi i personave që tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore infeksionin e COVID-19. Një studim shumë i detajuar dhe me metodologji robuste u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA, e cila është një qendër madhore spitalore me mbi 52.000 të punësuar.

Hulumtuesit studiuan në detaj:

Të gjithë personelin spitalor (52.238 persona), nga të cilët 2.579 persona e kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, dhe 49.659 persona nuk ishin infektuar.

Vaksinimet u kryen mbi: 1.359 (53%) e personave që e kishin kaluar sëmundjen, dhe 22.777 (41%) e personave që nuk ishin infektuar.

Gjetjet kryesore:

Nuk u infektua asnjë person i infektuar më parë, qoftë i vaksinuar apo i pavaksinuar. U infektuan 2.139 persona të painfektuar më parë dhe të pavaksinuar (99.3%). U infektuan 15 persona të painfektuar më parë dhe të vaksinuar (0.7%).

Efektiviteti i vaksinimit:

Ndër të infektuarit më parë, vaksinimi nuk luajti asnjë rol. Ndër të painfektuarit më parë, vaksinimi pati një efektivitet 96.9%.

Autorët diskutojnë se:

Është e arsyeshme të pritet që imuniteti i fituar nga infektimi natyror ofron mbrojtje efektive kundër infektimeve të ardhshme me SARS-CoV-2. Në vetvete, pasiguria mbi kohëzgjatjen e imunitetit mbrojtës të ofruar nga infektimi natyror nuk është argument i vlefshëm për vaksinimin e personave të infektuar më parë.

Ky studim ofron evidencë të drejtpërdrejtë se vaksinimi me vaksinat më të mira në treg VAKSINIMI ME VAKSINAT MË TË MIRA TREG NUK OFRON MBROJTJE SHTESË PËR PERSONAT E INFEKTUAR MË PARË.

Përfundimi i autorëve:

Individët që kanë pësuar infektim simptomatik nga SARS-CoV-2 të konfirmuar nga një laborator i besueshëm nuk kanë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19, dhe Vaksinat mund të prioritizohen në mënyrë të sigurt për t’u përdorur nga kush nuk është infektuar më parë.

 

Be.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?