Shumë njerëz pinë një gotë ujë bashkë me një filxhan kafeje. Pra, ata duan të balancojnë ekuilibrin e lëngjeve. Ekspertja e të ushqyerit Helga Strube shpjegon nëse kjo është vërtet e nevojshme.
Çdo mëngjes shumica e njerëzve kanë një filxhan kafe në tryezën e tyre. Por a është më mirë të shmangni kafeinën sepse thuhet se ajo e dehidraton trupin?
Jo, thonë sot ekspertët kryesorë të ushqyerjes!
Një gotë ujë me një filxhan kafe është një traditë e mirë, por jo thelbësore. Ashtu si çdo pije tjetër, kafeja përfshihet gjithashtu në bilancin e lëngjeve ditore, sipas një studimi të Shoqatës Gjermane për Ushqyerjen (DGE). Gjithashtu dhe studime të tjera aktuale kanë hedhur poshtë argumentin se kafeja dehidraton trupin.
Kafeina stimulon përkohësisht funksionin e filtrit të veshkave. Rezultati është një ose dy vajtje shtesë në tualet. Megjithatë, ky efekt zhduket shpejt dhe për këtë arsye është i parëndësishëm në ekuilibrin e përgjithshëm.
Përshtatur nga SHqiptarja.com, Marrë nga Eat Smarter