Butrinti ka qenë e mbetet siti arkelogjik më i famshëm në Shqipëri, me vizitueshmërinë më të lartë dhe një ndër reklamat më të forta të Shqipërisë turistike.
Por a e dini se qindra turistë vizitonin qytetin e lashtë të Butrintit në vitet ‘30?
Nga Arkiva e Shtetit zbulohet se në vitin 1935 Zyra Turistike nëpërmjet shkresës bashkëlidhur, njoftonte ardhjen e 400 turistëve të huaj për të vizituar gërmimet arkeologjike të Butrintit.
Po ashtu, jepeshin udhëzimet e duhura për lehtësimin e masave për pritjen e turistëve dhe përjashtimin e tyre nga taksat e qytetit.