Sali Berisha dhe foto nga 21 janari

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

11 Gusht, 14:52| Përditesimi: 11 Gusht, 15:06

  • Share

Hetimet për 21 Janarin pas vendimit të Gjykatës së Lartë i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe pas thirrjes së ish- Kreut të Gardës Ndrea Prendi, janë konfirmuar zyrtarisht që kanë nisur si hetime.

Sipas burimeve që lidhen me hetimet e 21 Janarit, plani i hetimit të prokurorëve të SPAK është përqëndruar kryesisht në dhënien e urdhërit për të hapur zjarr gjatë zhvillimit të tubimit, ku mbeten 4 të vrarë.

Gjatë seancës së thirrjes së Ndrea Prendit, sipas burimeve të Lexo.al bëhet e ditur se ish-Kreu i Gardës është pyetur se ku është bazuar për të dhënë urdhërin që Garda e Republikës të hapi zjarr.

Prendi është përgjigjur se urdhri është bazuar nga orientimi që është dhënë nga truprojat e Kryeministrit në Kryeministri, referuar komunikimeve gjatë rrethanave të veçanta të ndodhura atë ditë.

Prendi ka deponuar se Kryeministri ka dhënë një komunikim për kundërpërgjigje ndaj protestuesve, edhe pse nuk ka pasur asnjë tagër fuqiplotë lidhur me dhënien e urdhërit ndaj një institucioni të konsideruar sipas Kushtetutës të pavarur.

Kujtojmë se në 23 Korrik në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë është pyetur për rreth 3 orë e 30 minuta një prej protagonistëve kryesorë, ish-kreu i Gardës në janarin e vitit 2011, Ndrea Prendi.

Ndrea Prendi, për të cilin është vërtetuar me vendim gjykate se me armën e shtetit i ka marrë jetën të paktën njërit prej të vrarëve Faik Myrtajt./Lexo.al

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI]: 14/08/2024 13:32

    O popull Shqiptar Sali Bajga ka njē jet qē e ka bo popullin Shqiptar me fol me vete. E kta thon sali bajga sali pixga.

    Përgjigju
  • George: 13/08/2024 23:48

    Ndrea Prendi me pare ia heq vetes se te dorezoje Lexhendarin e Vicidolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?