Këto janë momentet kur policia ka mësyrë duke shkelmuar dyert, në banesën që pritet të shembet nga IMT dhe ka nxjerrë jashtë me forcë nga shtëpia e tyre banorët. Një pjesë prej tyre përpiqen që të bëjnë rezistencë, por e kanë të pamundur. Me certifikatë pronësie në dorë dhe i prekur, banori Atli Hoxha, nxirret nga shtëpia e tij.
‘Po skeni turp mo, ai ka vdekur sot, s’keni turp’.’- dëgjohet të thotë një banore.
Po ashtu policia nuk është kursyer as me gazetaren e terrenit, e cila ishte në vendngjarje dhe është nxjerrë me forcë.
Lajmi kryesor:
Shembja e banesave te '5 Maji', policia shkelmon dyert me forcë që të nxjerrë banorët nga shtëpia! Pamjet e prishjeve dhe revolta e qytetarëve: Jeni vrasës, nuk jeni shtet
M.Q./ReportTv.al