Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka

Politikë

Bashkëshorti i gjyqtares që rrëzoi kërkesën e Sakos, militant i flaktë i PD-së

17 Korrik 2019, 22:16| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 22:54

  • Share

Gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

Kjo, sipas saj, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndonëse situata ka qenë e njëjtë dhe në Bashkinë e Shijakut, një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo, ka konfirmuar mandatin e fituar në krye të Bashkisë së Shijakut nga socialisti Elton Arbana.

Vendimi i gjyqtares Margjeka është qesharak, duke qenë se Gjykata më e Lartë për zgjedhjet në vend, është Kolegji Zgjedhor.

Dhe Kolegji Zgjedhor ka folur njëherë, duke regjistruar “Bindjen Demokratike”.

Kështu që çdo debat tjetër, është i tepërt. Por duket se gjyqtarja e Durrësit ka pasur një hall personal.

Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit.

Margjeka nuk mund të merrte një vendim tjetër, pasi rrezik i shoqi nuk i fliste më me gojë.

Më poshtë janë disa foto të tij ndërkohë, në protestat e PD-së. (TemA)

Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka

Komento

Komente

  • UN FEN TI PI: 18/07/2019 07:16

    Po është normale injorantja me 3 muaj kurs është bër gjygjtare nga kryekrimineli salhe e kafsha debile i kthen nderin mbrapç salhe qelbësirës. Mjer Shqiptarët e shkret me të tilla monstra fundërrina injorantësh në drejtësi.

    Përgjigju
  • ERP: 18/07/2019 05:57

    Te thella i kane pasur tentakulat keta plehra. Shpresojme qe kjo reforma ne drejtesi te jape te pakten gjysmen e rezultateve te pritshme. Edhe kaq e do ishte fitore e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?