A është Alida Duka në një lidhje? Këngëtarja: Jam konfuze, por e lumtur! (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 15:18| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 11:50

  • Share

Një intervistë pa dorashka ka qenë ajo e sotmja e këngëtares Alida Duka në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Këngëtarja ka folur për marrëdhënien me kunatën e saj, gruan e Stines, Gracielën për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe tashmë Graciela është ajo që ka plotësuar Stinen e Alidën në muzikë.

Megjithatë ‘e ngacmuar’ nga moderatorët Albani e Suada, sesi është marrëdhënia e saj me ish të dashurat e Stines, këngëtarja thotë se marrëdhënia me to ka qenë gjithnjë e mirë.

Me të gjitha jam miqësuar, saqë ende jam shoqe, edhe pse nuk kanë funksionuar gjërat. edhe me Rozën kam qenë shumë shoqe.”

Ndërkohë ajo ka konfirmuar që vetë nuk është në një lidhje, por e lumtur!

“Jam shumë e lumtur, sepse gjithcka që kam ndërtuar, e kam ndërtuar vetë. Jam e lumtur edhe pse njeriun e zemrës nuk e kam gjetur akoma. Jam shumë konfuze te kjo gjë, por nuk dua ti jap shuëm rëndësi. Nëse vjen mirë, nse s’vjen nuk dua t’ja di. Përsa I përket historisë së shkuar nuk më mungon, si mund të kem një person, kur cdo lidhje do kohën e vet  dhe unë nuk e kam këtë kohë. sigurisht më mungon një person për të dalë për një darkë, për të folur për të përditshmen.” thotë këngëtarja.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?