Pas vitesh shmangie nga pyetja, Merkel tani po merr një qëndrim të qartë për feminizmin në ditët e saj të fundit në detyrë. Komentet e saj erdhën gjatë një ngjarjeje me shkrimtaren nigeriane dhe ikonën feministe Chimamanda Ngozi Adichie. Në atë rast, Merkel nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejt, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim nga shumë njerëz.
Në ngjarjen e së mërkurës, kancelarja e parë femër e Gjermanisë ishte më e sinqertë dhe pranoi qasjen e saj ngurruese nga e kaluara.
"Isha pak e ndrojtur kur e thashë. Por tanijam më e qartë dhe e qetë, si rrjedhojë mund të them që të gjithë ne duhet të jemi feministë."
Komenti i saj nxiti një duartrokitje të madhe nga auditori, si dhe miratimin entuziast nga Adichie -libri i të cilit në TEDx i vitit 2012, "Ne duhet të jemi të gjithë feministë", është përshëndetur si një tekst themeli i feminizmit të shekullit 21