A është autik fëmija im? Logopedi sqaron dilemat e prindërve: Këto shenja para moshës 1-vjeçare janë identifikueset kryesore

22 Dhjetor 2021, 13:36| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:45

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ logopedi Spiro Saqellari i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të prindërve për mënyrën e sjelles së fëmijëve dhe shenjat e hershme të autizmit. Sipas tij janë disa veprime të thjeshta që zbulojnë nëse fëmija është autik:

“Duhet që në muajin e parë t’I marrim vështrimin, ti flasim sa më shumë për cdo gjë dhe vazhdimisht, që truri të flerë dhe të trulloset para ekranit. Fëmijët kanë një dëshirë të madhe të shikojnë se të tërheq. Fëmija i vogël ka nevojë për eksperiencë. Pastaj të vëmë re që fëmija 5 muaj si reagon, me përplasjen e duarve, a rrotullon sytë, dhe ku shkon 7-8 muajsh a shikon. Deri në 1 vjec të kthej kokën kur i thërrasim emrin, të qeshi karsi veprimeve që bëjmë ne, duhet të ulet në tokë, të shkojë këmbadorës tek objekti, dhe pastaj të fillojë foljet. Fillojnë belbëzimet ‘mama’ ‘baba’” u shpreh ai.

Logopedisti Spiro Saqellari ka edhe një porosi për prindërit ku kryesore është vështrimi i fëmijës:

“I porosis prindërit të jenë shumë të vëmendshëm karshi vështrimit dhe vënies së veshit në veshit vitin e parë, kur them vështrimi, që të komunikojnë me sytë sepse kështu e zbulojmë autizmin” tha ai.

Ndërsa ngriti edhe një tjetër shqetësim ku sipas tij ekrani është një ndër faktorët kryesorë që nxit autizin tek fëmijës duke I bërë edhe një thirrje prindërve që të largojnë fëmijët e tyre nga ekrani.

"Ngulmoj ta them që në këtë gjë po ndion ekrani, autizmi vërtet është një predispozit  që ka fëmija për të qënë autik por ne duhet ti flasi vazhdimisht dhe jo ta lëmë përpara ekranit, fëmijët kanë një dëshirë të madhe të shikojnë sepse është elektrizues, ka ngjyra, figura që e corodisin fëmijësn” tha ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?