Fredi Beleri

A është Beleri shkaku apo pasoja në qasjen e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë?

31 Mars, 22:05| Përditesimi: 31 Mars, 22:07

  • Share

Në marrëdhëniet e Greqisë ndaj Shqipërisë ashtu siç ndodh në marrëdhënie ndërkombëtare ka një shkak e një pasojë! Shkaku është qasja e politikës kombëtare greke ndaj Shqipërisë, e cila në fakt duhet të kishte ndryshuar që nga Shpallja e Pavarësisë së kësaj të fundit e sidomos pas viteve '90!

Në fakt nëse i analizojmë me gjakftohtësi ngjarjet nuk ka ndryshuar asgjë! Të gjithë flasim për Belerin sot, por harrojmë se situata në Himarë dhe në Sarandë ka qenë më parë edhe më ndryshe! Mbaj mend kur kam qenë në Sarandë në 2007! Udhëtova nga rruga e Llogarasë dhe diku tek Ullishte afër rrugës para se të arrija në Borxh ishte një çoban që kulloste dhitë dhe teksa e dëgjova se edhe këtyre të fundit ju fliste greqisht me mbeti thellë në memorie! Me të arrirë në Sarandë në atë kohë kishte plot flamuj grek mbi çatitë e shtëpive. Kishte aq shumë sa për pak çaste u ndjeva sikur të isha në Greqi dhe jo në Shqipëri! Po ashtu edhe në lokale mbizotëronte muzika greke që për hirë të vërtetë është e mirë! Pastaj erdhi kriza botërore e 2008 dhe Greqia hyri në një kolaps që në mediat europian e cilësonin si falementimi i shtetit grek! Për herë të fundit në Himarë dhe në Sarandë ishte verën që lam pas dhe gjithçka kishte ndryshuara! Varet ishin mbushur plotë me italian, francez, gjerman dhe anglez!

Dëgjoje vetëm anglisht, frengjisht dhe italisht! Mandej në baret e Sarandës u ndjeva unë si i huaj! Muzika ishte moderne shqip dhe moderne perëndimore, greqisht nuk dëgjohej më! Flamuj grek kishte pak ose thuajse fare! Çfarë tregonte ky realitet? Shqipëria ishte tashmë plotësisht europian dhe me zhvillim të kënaqshëm! Pse ka ndodhur kjo? Mendoj se kryesorja është se Shqipëria nuk kishte më ngjarje të dhunshme me prapavijë politike që e kishin godit rëndë stabilitetin e saj nga vitet '90 e deri në 2013! Shqipëria nuk ishte më ajo e trazuar dhe me varësi të thelluar ndaj fqinjit! Mandej në Sarandë kishte thashetheme se grekët ishin të mahnitur nga progresi e shpesh herë shprehnin xhelozi dhe habi!

Nuk mendoj e besoj se Beleri ka prishur ose cenuar marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërisë, por është pikërisht në thelb vetë politika greke që nuk ka ndryshuar! Në këtë këndvështrim, Greqia do e gjente, e ka gjetur dhe do e gjej edhe në të ardhmen një Beler për të vazhduar qasjen e saj të pandryshuar ndaj Shqipërisë e në veçanti ndaj Jugut të Shqipërisë! Ngjarja e Belerit la dëshmuar një të vërtetë të madhe, se Greqia nuk ka ndryshuar e nuk shpresoj se do të ndryshojë ndaj nesh, por është Shqipëria që ka ndryshuar duke ecur e sigurt drejt një të ardhme europiane me një zhvillim të qëndrueshëm sidomos në sektorin e turizmit! Sa më shumë afrohet Shqipëria drejt BE, sa më shumë zhvillohet e forcohet ekonomikisht e sa më gjatë nuk ka ngjarje të dhunshme politike, aq më e forte ose më saktë aq shumë prestigj do  të ketë ndaj Greqisë dhe fqinjëve të tjeter!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 01/04/2024 09:09

    Bejleri është një i burgosur për blerje votash asgjë më shumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?