A ishte beteja Trump - Zelenski një skandal real, apo një lojë dhe aktrim i inskenuar nga “Shtëpia e Bardhë”?
Sigurishit që 99% e publikut mendojnë që përplasja Trump dhe Vance me Zelenskin ishte e natyrshme dhe jo “lojë luftash” por ka disa fakte që të bëjnë të dyshosh;
Së pari është në taktikën e Trump që të poshtëroj miqtë dhe të lavdëroj armiqtë. Referuar mandatit të parë Trump ka injoruar dhe ofenduar të gjithë aleatët në takimet e tij.
Ai ka poshtëruar Mbretëreshën e Anglisë Elisabet, kancelaren Merkel, presidentin Macron.
Nga ana tjetër ka mbivlersuar tre kundërshtarët politik të SHBA, Presidentin e Rusisë Putin, Presidentin Kinez Xi Jinping, apo diktatorin korean Kim Jong.
Thjesht, Trump sillet keq me miqtë apo të dobtit, dhe përkëdhel të fortit apo armiqtë.
Së dyti, “Teatri” Trump - Zelenski u filmua live me kamera si jashtë çdo proçedure të Shtepisë Bardhë. Në çdo takim bilateral filmohet shtrëngimi i duarve dhe bisedat kryen me dyer të mbyllura. Më pas presidenti amerikan del me të ftuarin në koferenc për shtyp.
Dje ndodhi ndryshe, kamerat ishin porositur të filmonin Big Brodher Amerika me banorët Trump-Zelensky-Vance.
Së treti, pjesë e aktrimit ishte Trump dhe Vance por jo Zelensky. Aktori i filmave ukrainas për herë të parë në jetë s’kishte dijeni për skenarin dhe regjinë e “Hollywood.”
Trump dhe Vance kishin vendosur që ti tregonin botës forcën, arrogancën dhe pushtetin amerikan nga sherifi i ri që ka ardhur në planet.
Nga ana tjetër loja e banorve të (Big Brother Amerika) tentonte ti tregonte Rusisë dhe Putinit që ata ishn në anën e tij dhe po i bënin presion Zelenskit dhe aleatve të Ukrainës.
Së katërti, “Telenovela” doli nga skenari, kur Zelenski ja dhjeu publikisht Zv/Presidentit Vance duke i thënë: “Mos bërtit dhe mos mendo se do imponohesh duke ngritur zërin”.
Filmi ju këput Trumpit dhe Vancit sepse me dy fjali Zelensky ja uli autoritetin të dy liderve amerikan në fund këmbëve.
Ajo çfarë ndodhi në Washington s’do ndryshojë rendin botëror dhe as nuk do fillojë “luftën e 3 Botërore”. Ajo çfarë ndodhi në “Shtëpinë e Bardhë” dëshmoi për herë të parë në palenet banalitetin e liderve botëror, që mbi humanizmin, parimet, standardet, paqen apo aleancat ata kanë interesat private, biznesin, imazhin, fasadën, pushtetin dhe dollarin.
Trump dje nuk poshtëroi Zelenskin por Amerikën duke pështyrë tre ish-presidntët: Bush, Obama dhe Biden, vetëm për të lartësuar Putin.
MAGA, (Make Amerka Great Again) nuk funskionoi, sepse Trump nuk e bëri dje Amerkën e madhe por e zvogëloi atë.
“Amerika e para” apo “Amerika e Madhe” nuk realizohet duke shkërmoqur Ukrainën por duke dobësuar Rusinë, Kinën, Korenë apo Iranin.
Trump deklaroi dy ditë më parë se është gjerman por e urren Bashkimin Europian.
Ai deklaroi se BE është krijuar për të shkatrruar SHBA dhe prandaj ai do vendos taksa Europës.
Trump premton Amerikën e Madhe por mbështet: Rusinë e Madhe, Kinën e Madhe, Serbinë e Madhe.
Nga “Filmi dramatik” që pamë dje në Shtepinë e Bardhë ndoshta duhet kuptojmë se do jenë 4 vite të vështira për Eurpën, Ballkanin dhe Kosovën.
10 milion shqiptar nuk do dëshironin që Kosova të jetë kurbani i rradhës pas Ukrainës.
Fatkeqësisht liderët shqiptar nuk u treguan vizionar, dhe të kishin realizuar Projektin “Franko-Gjerman” për Kosovën brenda 4 viteve që kaluan. Dështimi projektit europian për Kosovën do legjitimoj Amerikën e Trump të sillet nesër me Prishtinën, njësoj si me Zelenskin duke thënë: “Ju dështuat 4 vjet me tryeza sepse nuk doni marrveshje. Tani është koha t’ja ktheni ndihmat Amerikës dhe të pranoni një Projekt të ri pë Ballkanin”
Uroj kjo të mos ndodh dhe e gjitha të jetë “teatër”, por s’do ishte keq që Kosova dhe Shqipëria të përgatiten për një Plan B: Trump-Putin-Vuçiç.
Komente

Populli amerikat duhet te kujtoj se kujt ja ka dhen vote nje biznesmeni qe vendos biznesin e tij para amerikes apo mirqenies.e therret tjetrin ne shpi dhe pastaj i ben presion.turp.hitleri i koheve moderne fundin do ta ket te shpejt
PërgjigjuJa pse Kurti do futet ne histori si politikani më i dobët në diplomaci dhe fatkeqësisht do i kushtojë Kosovës territore mbase edhe pavarësinë. Ja pse Kurti duhet të shfrytëzonte momentin më të mirë kur iu ofrua draftmarrëveshja përfundimtare dhe ai bënte por.. duke refuzuar aleatët BE dhe SHBA dhe sidomos ndihmën nga Shqipëria. E gjithaa kjo vetëm e vetëm për egoizmin personal. Gjithësesi edhe pse shkruajta gjithë atë më lart, sinqerisht uroj të gabohem në analizën time..
PërgjigjuAGJENTI RUS(I KGB) trump ESHTE RREZIK PER TE GJITHE BOTEN...
PërgjigjuE sigurte qe do te jete telenovela e radhës Usa te pakten per 4 vjet per ne eshte njelloj Me rusine Ishte nje here USA Te gjithe derrat kane nje turi
Përgjigju