Foto ilustruese

Lifestyle

A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë? Ja çfarë thonë ekspertët

15 Korrik, 07:46| Përditesimi: 15 Korrik, 07:47

  • Share

Që në fëmijëri, na është thënë se veshjet e errëta, veçanërisht ato të zeza, duhen shmangur në verë, pasi kjo e fundit përthith më shumë rrezet e diellit, ndërsa e bardha i reflekton dhe na mban më të freskët. Por sipas ekspertëve, e vërteta është më komplekse dhe madje kundër kësaj bindjeje.

Rëndësia nuk qëndron vetëm te ngjyra e veshjes, por te mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë: djersitja, temperatura e gjakut dhe struktura e organizmit luajnë rol të madh.

Rrobat e bardha, për shembull, reflektojnë rrezet e diellit, por edhe nxehtësinë që lëshon vetë trupi, duke e rikthyer atë drejt lëkurës - gjë që krijon një efekt “sobë”. Në të kundërt, ngjyra e zezë përthith të gjithë nxehtësinë, por kjo energji shpërndahet më lehtë dhe mund të largohet nga trupi, duke na mbajtur më të freskët.

Përtej aspektit funksional, ngjyrat ndikojnë edhe në mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët. E zeza konsiderohet një zgjedhje klasike dhe e sigurt, që përshtatet në çdo ambient qoftë në zyrë apo në evente të veçanta. Kombinimi “kokë e këmbë e zezë” me detaje të bardha mbetet një formulë elegante dhe e fuqishme.

Pra, pavarësisht asaj që kemi dëgjuar më parë, shkenca mbështet idenë se ngjyra e zezë nuk është armike e verës përkundrazi, mund të jetë zgjedhja më e mirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?