Gjermani

Bota

A është Gjermania në prag të një kthese politike? E djathta ekstreme në provë, ndërsa fati i Merz në duart e 'të vegjëlve'

23 Shkurt, 09:39| Përditesimi: 23 Shkurt, 09:49

  • Share

Ndërsa favoriti Friedrich Merz mbyll fushatën e tij elektorale në një birrari në Mynih me aleatin bavarez Markus Söder, dhe Elon Musk jep sërish mbështetje për ekstremistët e djathtë të AfD, në Gjermani shtrohen dy pyetje kryesore: Sa të sakta janë sondazhet për AfD? Dhe mbi të gjitha, si do të formohet qeveria? A do të jetë e nevojshme sërish një koalicion treshe?

Para se të provojmë të japim një përgjigje, le të shohim sondazhet e fundit të publikuara në prag të zgjedhjeve, në diapazonin e tyre më të gjerë.

Nga njëra anë, sondazhi i Frankfurter Allgemeine Zeitung:
CDU/CSU e Merz – 32%
 AfD – 20%
SPD – 14.5%
 Të Gjelbrit – 12%
Die Linke – 7.5%
 Liberalët (FDP) – 4.5%
BSË (e majta e Ëagenknecht) – 4.5%
Nga ana tjetër, sondazhi i Forsa jep një panoramë disi ndryshe, megjithëse me ndryshime minimale:
 CDU/CSU – 29%
AfD – 21%
SPD – 15%
Të Gjelbrit – 13%
Die Linke – 8%
 FDP – 5%
 BSË – 3%

Ndërsa Bild/Insa, për t'u fokusuar tek partitë e vogla, i vendos liberalët në 4.5% dhe BSW në 5%.

Përtej pyetjes mbi forcën e AfD, janë tre partitë e vogla (Die Linke, FDP dhe BSW) ato që mbajnë fatin e Merz në duart e tyre. Të tria lëkunden rreth pragut të hyrjes në Bundestag, prej 5%, edhe pse Die Linke, që vlerësohet mes 6% dhe 8%, pritet ta kalojë këtë kufi.

Në bazë të këtyre të dhënave, Bundestagu i ri mund të ketë nga 4 deri në 7 parti. Sa më i lartë numri i partive që hyjnë, aq më pak vende do të mbeten për partitë e mëdha, duke e bërë formimin e qeverisë edhe më kompleks. Kjo çon në disa skenarë:

Me 4 parti në Parlament, Merz mund të formojë ose një Koalicion të Madh me socialdemokratët e SPD, ose një qeveri me Të Gjelbrit – një opsion që ai e preferon, pasi do ta lejonte të negocionte më lehtë duke pasur dy mundësi aleancash.

Me 5 parti, mundësia më e madhe do të ishte Koalicioni i Madh CDU-SPD.

Me 6 ose 7 parti, CDU do të ishte e detyruar të krijonte një koalicion treshe, ose me SPD dhe Të Gjelbrit, ose me SPD dhe FDP – nëse këta të fundit arrijnë të hyjnë në Parlament (çka mbetet e pasigurt).

Duke e thjeshtuar, skenarët kryesorë janë katër:
Koalicioni i Madh (CDU-SPD) – mbetet opsioni më i mundshëm.
CDU-Të Gjelbrit, që mund të ndodhë vetëm nëse hyjnë 4 parti.
"Koalicioni Kenia" (CDU-SPD-Të Gjelbrit) – i nevojshëm nëse ka 6 ose 7 parti dhe Koalicioni i Madh nuk arrin shumicën.
"Koalicioni Gjermania" (CDU-SPD-FDP) – një alternativë ndaj Kenias, por më pak e mundshme.

Të dielën në orën 18:00, kur të dalin exit poll-et, këto skenarë do të marrin formë dhe do të mbeten vetëm një ose dy aleanca të mundshme. Ndërkohë, debati është i ndezur. Një koalicion treshe frikëson të gjithë. Siç thonë privatisht deputetët e CDU: "Nëse ndodh, jemi të mbaruar".

Në Gjermani ka një rezistencë të madhe ndaj kësaj ideje, sidomos pas dështimit të eksperimentit të koalicionit "Semafor" të Olaf Scholz (SPD, Të Gjelbrit dhe FDP), i cili u karakterizua nga mosmarrëveshjet, mungesa e rezultateve dhe rënia e ndikimit të Gjermanisë në Europë.

Një tjetër shqetësim është rritja e hapësirës për AfD, e cila, në një Parlament me 5 parti, do të ishte opozita e vetme krahas Die Linke. Rasti i Italisë me Giorgia Melonin ka treguar se të qenit opozita e vetme mund të rrisë ndjeshëm mbështetjen popullore.

Së fundi, një tjetër frikë është krijimi i një blloku populist opozitar (AfD dhe BSW, ndoshta me mbështetjen e Die Linke), që mund të bllokojë reformat kushtetuese, përfshirë edhe ndryshimin e rregullit të borxhit. Kjo do të ishte katastrofike për Merz, por mbetet skenari më pak i mundshëm.

Kandidatët për kancelar
Friedrich Merz – Kandidat i CDU – CSU, parti e qendrës së djathtë
Olaf Scholz – kandidati i SPD partia Social Demokrate e qendrës së majtë (SPD)
Robert Habeck – Kandidati nga Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën
Alice Ëeidel – Kandidatja e Aleternativa për Gjermaninë (AfD), parti e ekstremit të djathtë

/Corriere della Sera/ 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?