Politikë

A është ndjerë i tradhtuar nga PD? Kalaja për Report TV: Rrugët për të shkuar te rinumërimi janë të shumta...

9 Korrik, 14:51| Përditesimi: 9 Korrik, 14:55

  • Share

Aulon Kalaja, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe nëse është ndjerë i tradhtuar nga PD pasi nuk e mbështeti në betejën ligjore për të kërkuar rinumërimin e votave të qarkut të Durrësit. Kalaja kërkoi rinumërimin me firmën e Partisë së Legalitetit, e cila ishte në koalicion me PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit.

Kalaja thotë se fakti që një kandidati nuk i lejohet të kërkojë rinumërim, por vetëm në siglën e partisë është antikushtetuese. Kalaja pretendoi gjithashtu se gjatë procesit të rinumërimit të votave të Durrësit te Pallati i Sportit “Farie Hoti” disa kuti votimi që ishin vendosur për t’u rinumëruar janë kthyer mbrapsht, kur u vu re se kishte devijime votash, gjë që sipas tij, është skandaloze.

“Unë ua thashë jam kandidat i parë që i kam shkuar KAS, kam bërë seancën e parë me 14 maj. Më rrëzua atëherë se s’kishte dalë tabela përfundimtare. Kam përdorur çdo formë, mënyrë për të kërkuar KAS të hapë kutitë. Dhe rrugët për të shkuar te perëndia janë të shumta, edhe rrugët për të hapur kutitë janë të shumta. Ky ishte moment historik që do t’i shërbente Shqipërisë. Nuk e bëj betejën për veten time por për brezat e ardhshëm. Unë mund të mos kandidoj për deputet, por ata që do të kandidojnë të kenë garanci, të mos iu vidhet vota për ditën për diell, të kenë numërues të përgjegjshëm, prandaj është me rëndësi dhe beteja ime është në një moment të dytë për çështjen e legjitimitetit. Kodi Zgjedhor u pamundëson kandidatëve që t’i drejtohen KQZ dhe KAS për rinumërim. Nen antikushtetues, shumë e gabuar. Minon procesin e rregullt ligjor. Ne jemi në një garë dhe s’mund të hapim votat tona. Unë po bëj betejë publike, po e them publikisht. E kam bërë ka dy muaj, Në momentin që unë blej vota, larg qoftë,  përgjegjësia është personale. Nuk shkon PD në burg. Kur marr vota personale, s’paskam të drejtë për të rinumëruar votat e mia. Është nen antikushtetues.

Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR u ka bërë thirrje partive që të shikojnë mundësinë e kandidatëve për rinumërim. Prandaj unë kërkova nga KAS një vendim që nuk legjitimohen. Do shkoj në Kolegjin Zgjedhor, në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse rrëzohem, do të shkoj në Strasburg. Për të vendosur një gur themeli që çdo kandidat tjetër kur ta rrahin të paktën ta lënë me qarë. Çdo bëjë partia more zotëri?  Do të doja ta kisha procesin në emrin tim personal, gjithsesi e arritëm një fitore u pa qartë se kush grabiti vota. Fakti që nuk i rihapin kutitë e tjera dhe ndërpresin rinumërimin. I kam parë me sytë e mi kutitë te ‘Farie Hoti’, ato që u sollën për rinumërim u morën mbrapsht me kamion dhe u çuan në Lundër, u skandalizova. Shkojmë te SPAK i them të sekuestrojë kutitë dhe t’i numërojë SPAK. Unë s’doja me i çuar në SPAK se thashë do t’i hapin vetë.”, u shpreh ai. 


Lajmi kryesor:

Protestoi para KQZ, Kalaja për Report TV: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?