Ledri Vula

VIP & Spektakël

A është në një lidhje? Ledri Vula: Për momentin jam mirë! Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot

14 Nëntor 2024, 22:42| Përditesimi: 14 Nëntor 2024, 22:44

  • Share

Këngëtari Ledri Vula, është përfolur kohët e fundit në rrjet se është në një lidhje, pasi nisën të qarkullonin disa foto, ku shihej krah një vajze tjetër.

Reperi së bashku me vajzën e quajtur Rina Zaiti, e cila është motra e reperit Ron Zaiti, u panë fillimisht teksa shijonin pushimet në Jug, ndërsa më pas u bë publike një foto ku ata ecnin krah njëri -tjetrit në rrugët e Londrës.

Mirëpo, i pyetur nga Arbana Osmani në intervistën e dhënë së fundmi, Ledri nuk pranoi të ishte në një lidhje të re.

“Për momentin mirë jam, më vone si dihet çfarë ndodh”.

Më tej, i pyetur nëse fakti që tashmë është single ka të bëjë me zhgënjimin që ka pësuar apo thjesht nuk do të investojë tek dikush tjetër.

“Jo nuk ka të bëjë, gjithmonë ka vend për dashuri. Unë jam shum i dashur, real, familjar”, u përgjigj ai.

Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë edhe për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin. 

Artisti është shprehur se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

'Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?