Një mbështetës i partisë AfD bën përshëndetjen hitleriane gjatë një proteste kundër qeverisë

Politikë

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

19 Mars, 14:23| Përditesimi: 19 Mars, 14:54

  • Share

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa skrupuj. Sot, portali Syri, i kontrolluar nga familja e Berishës, ka ripublikuar me krenari një artikull entuziast mbi Berishën të botuar në faqen gjermane "Die Freie Welt", e cila në Gjermani konsiderohet si një nga zërat publikë të AfD, partisë së ekstremit të djathtë dhe filo-naziste.

Në vitet e fundit, AfD është akuzuar për qëndrime ekstremiste, lidhje me lëvizjet neo-naziste dhe revizionizëm historik. Disa nga degët rajonale të saj, si fraksioni "Der Flügel", janë vendosur nën mbikëqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (Verfassungsschutz) për lidhje të dyshuara me qarqe radikale dhe antidemokratike.

Nga pikëpamja e përmbajtjes, freiewelt.net, ashtu si edhe mediat e tjera të së njëjtës rrjet, promovon qëndrime neoliberale, kristiano-konservatore dhe populiste të së djathtës ekstreme. Temat kryesore të saj përfshijnë: levizjen anti-abort, mohimin e ndryshimeve klimatike, maskulinizmin, konceptin tradicional të martesës dhe familjes, kundërshtimin e asaj që quhet "ideologjia gjinore", si dhe martesën e të njëjtit seks. Gjithashtu, portali ka mbështetur fushata si "Asnjë kursim gjerman për bankat e falimentuara të BE-së" dhe "Zonja Merkel, jep dorëheqjen". Sipas një analize të Handelsblatt, kjo faqe pasqyron në mënyrë pothuajse të plotë qëndrimet e AfD, pa hapësirë për pikëpamje kundërshtuese.

Tani, Sali Berisha është krenar që një faqe e njohur për përhapjen e tezave neo-naziste dhe anti-BE ka vendosur ta lavdërojë atë, duke përsëritur të njëjtat pretendime që Berisha ka propaganduar: që ai është viktimë e një komploti të Sorosit që nga shpallja "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion dhe që inkriminimi e tij është urdhëruar nga Edi Rama me ndihmën e SPAK. Artikulli madje përfshin një deklaratë të Berishës, një shenjë që tregon se duket qe shkrimi të jetë i koordinuar.

Pavarësisht nëse ky artikull është i sponsorizuar apo jo, ajo që (nuk) përbën më befasi është afërsia ideologjike mes Partisë Demokratike dhe një partie ekstremiste të djathtë dhe filo-naziste si AfD. Një turp për një forcë politike që pretendon të qeverisë një vend si Shqipëria, i cili duhet ta ketë në prioritetin e parë integrimin në Bashkimin Evropian.

 

Shkrimi i Die Freie Welt i ribotuar sot nga Syri

xy/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 19/03/2025 16:24

    Sigurisht se është pro nazizmit Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?