Një udhëheqës duhet të jetë një BARI i grigjës së vet. A është Sali Berisha një i tillë sot? Them se jo! “Grigja” e tij elektorale është pakësuar ndjeshëm. Më shumë do të pakësohet nesër. Gjersa të mbetet me disa “cangadhe”. Së shpejti pritet “spektakli i turmave” në votime e mitingjet partiake. Disa kësish u panë edhe këta muajt e fundit.
Kjo histeri turmash është bërë një sëmundje kolektive. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer turmat, sidomos ato me fjalimet anakronike të Sali Berishës, këtij njeriu me neps politik pushtetor të paparë. Më janë dukur të frikshme. Brenda turmës njeriu humet vetveten.
Bëhesh “askushi” te “gjithkushi”. Duke i parë nëpër vite këto turma, që herë gërthasin për njërin udhëheqës e herë për tjetrin, kam menduar për një tjetër lloj dhune, atë që vjen nga shtypja e personalitetit, e mospranimit të së “ndryshmes” dhe të “veçantës”. Njësimi idiot dhe verbëria instinktive e turmës të çmend. Po këto turma kishin brohoritur dikur për Enver Hoxhën dhe e quanin atë: “Burri më i madh që kishin nxjerrë trojet shqiptare në shekuj” (kështu pat thënë Ramiz Alia, kur përuroi monumentin e tij në sheshin “Skënderbej” si për ta sfiduar Heroin Kombëtar). Po njësoj i patën thënë edhe Sali Berishës: “Heroi i demokracisë, heroi i shqiptarëve” dhe me bejtet qesharake ca katundarë të hipnotizuar klithnin në delir: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ti të do!” Po njësoj ca politikane gjithë ndezulli zulmojnë para Edi Ramës: “Skënderbeu i Shqipërisë evropiane”.
Zot i madh çfarë mjerimi, çfarë turpi! Kanë mbetur po ato turma si në vitin 1913 me Haxhi Qamilin, si në vitin 1928 me mbretin Zog, “nip-stërnip i Skënderbeut”, si në vitin 1944 me Enver Hoxhën, si në vitin 1991 me Sali Berishën, si sot. “Una raza, una facia”, thotë fjala e urtë italiane, një fytyrë sikur kemi të gjithë. Ato nuk janë thjesht turmat e poezisë së Nolit (turma pa tru, zemërkrund e gërdhu!...), as turmat e Hobsonit që krijojnë hordhitë shkatërimtare, besëtyde e injorante. Janë turmat idiote shqiptare, turmat që zënë fill në mendjet e pa selitura e të manipuluara për dreq nga fetishet e reja, turmat haxhiqamiliste të “Dum Babës”.
Turmën sikur e kemi në kokë. Pse? Sepse turma bëhet një energji e jashtëzakonshme që të sjell në pushtet. Ai që di t’i manipulojë ato në demokracitë e brishta, hipën në fron si një despot i ri, qoftë me një kurorë mbreti në kokë, qoftë me një shumicë parlamentare absolute. Një nga manipulatorët më të mëdhenj të turmave është Sali Berisha, një toreador i tyre. Ajo pjesë e turmës që i shkon pas krijon një farë religjioni, sepse ajo ka nevojë të shpik një Hyj, një zot, një prijës, një profet, një lider.
Turma, në këtë rast, e cila ndjehet pa shpresë, e humbur, kërkon një alkimi. Alkimia e saj është ajo masa vizkoze, ngjitëse, që i bën njerëzit bashkë, që frymojnë bashkë: i mençuri dhe budallai, njeriu i punës dhe matrapazi, i ndershmi dhe maskarai.
- Zot, si nuk u lodhëm me këta kinse profetë të rremë?! Si nuk pamë te vetja, aty ku zë fill liria jonë e njëmendët?! Ky “Bir i Revolucionit të djeshëm” bën thirrje për “Revolucion demokratik të sotëm”. Po cili “revolucion”?! Ne jemi mësuar përherë se si i ndezullon turmat Sali Berisha. Habitshëm tanimë në mitingjet e fundit nuk ka zjarre, bomba “molotov”, thyerje xhamash, djegie makinash, gurë kokës, përleshje me policinë, sulme të Parlamentit, Kryeministrisë a ministrive të tjera. Ai e ka kuptuar se dhuna ndëshkohet, faktori ndërkombëtar nuk e pranon, dhe pa kutinë e votimit nuk vjen dot në pushtet. Madje-madje, ai e ka kuptuar se kur “Ne”, domethënë votuesi i Partisë Demokratike, nuk bëhet dot një “Unë”, pra ai “Njëshi” themelues dhe institucional i mendimit të sotëm evropian, nuk mund të ketë asesi demokraci, por shëmbëlltyra të një teokracie të re, të provuar më parë, apo të kamufluar a të identifikuar me fytyrën e këtij kinse Hyji, Zoti, Profeti a Prijësi, që vetë e kemi zgjedhur dhe vazhdojmë ta brohorasim “Hosana Baraba!”
Kjo ndodh sepse ne ia kemi dorëzuar vetë, me tërësej, vullnetin tonë ATIJ, domethënë një lloji të ri fondamentalizmi, paçka se të servirur ndryshe e nën petkat rrenacake të shpëtimit të “pluralizmit” e të “lirisë”, të shpëtimit të “demokracisë” me kinse Rithemelimin, Foltoret, duke e ringjallur dhe kreshpëruar po vetë me kultin e tërbuar e të pazakontë të individit, që ai e kërkon me ngulm kudo...
Më në fund duhet hequr dorë nga kjo mendësi anakronike! Koha e Saliut ka ikur e bashkë me të do të iki dhe koha e “gurmazëve që ulërijnë” me hosanna për liderin “O sali, o hero!...”. Jemi lodhur me këtë lloj LIDERI, të një vendi periferik, me fare pak tradita demokratike e një gravitet antropologjik lindor. Po nuk u shkëputëm nga kjo fosile politike, atëherë mik i dashur eja të futemi brenda turmës se aty jemi ngrohtë, aty jemi të mbrojtur, aty jemi brenda homogjenitetit tonë si turmë!!!...
Dhe le të ulërijmë sërish e sërish si rinoqerontët e Joneskos: Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, Lulëzim Basha. Dhe po të doli kush përballë, o turmë homogjene, shtype me këmbët e tua prej rinoqeronti! Dhe hyyyyja... yyyyyxhym... Se turma nga “diç” të bën një hiç, një sejmen, një duartrokitës. Turmat kanë kokë dhe bisht. Koka e tyre janë militantët, ata që kanë ndjeshmëri politike më të shprehura se të tjerët.
Të shumtët, që mbushin turmat e Saliut kanë pasur dikur një post, një vend pune në shtet, në polici, në administratë, nga Tirana e gjer në fshatin e largët, ndërsa sot i gëzojnë këto poste, vende pune, favore, militantët e partisë socialiste. Te këto të shkreta para, vende pune, hajni, aty ku rrjedh leku, ku bëhet tenderi, pikërisht aty lind dhe xhelozia, aty shkumëzon edhe “shpirti” i turmës së militantëve. Të tjerët veçse testojnë, presin, vlerësojnë. Këta quhen “masa gri”. Rrugët dhe kafenetë janë të mbushura me këtë “masë gri”. Prandaj unë s’i besoj kësaj “turme” që po pakohet përherë e më shumë në bulevardin e Tiranës. Shkurt, kjo kinse “turmë revolucionare”, “ky urragan popullor” nuk janë assesi votat që të sjellin në pushtet, sidomos ata që mund ta reformojnë shtetin dhe pushtetin.
Ata janë surrati i dytë e Janusit mitologjik. Shkurt, janë hajdutët e pritshëm e të vegjël të dikurshëm të pushtetit. Kjo “kokë” e vockël e turmës berishiane ka pasur dikur (ka dhe sot) thelat e majme, paratë, pekulet, prandaj janë dhe më të zjarrtët. Militantët të bëjnë gjëmën. I pamë se si iu vërsulën godinës së PD me sëpata, vare, qysqy, gurë, hunj e grushta njëri-tjetrit, ndokush ndofta edhe me plumbin gati në grykën e revolverit. Jo, këta njerëz nuk e bien kurrë “ndryshimin” e ptretenduar.
Janë të “tavës” së pritshme të pushtetit. Ndryshimin e bien të tjera vota, ata që testojnë me gjakftohtësi, qoftë dhe nga kafeneja me shokët ndër biseda, nga shtëpia para televizorit, nga biznesi dhe puna. Ndërsa këta, hajnat e pritshëm, vrapojnë tek ai, lideri a “lideruci”, i Tiranës apo i rrethit, dhei betohen për besnikëri. Po pse vrapojnë dhe pse I betohen? Mos vallë se e duan? Se duan lirinë dhe të vërtetën, qoftë dhe e cunguar apo e rrezikuar? Jo! Ata thjesht vrapojnë se ndjejnë erën e salcrave të shijshme të guzhinës së pushtetit nesër?!
Fare pak janë moralistët dhe idealistët, shumica janë sahanlëpirësit, të vjetër a të rinj, njësoj: specia e shtuar e jesmenëve. Ikën si pa u kuptuar 30 vjet dhe spektakli i turmave ka mbetur po njësoj. Unë dhe brezi im po plakemi, edhe Saliu pak më i madh se ne, është plakur po njësoj. Por nëse ne duam një kafe me shokët, të lexojmë një libër, të bëjmë një diskutim letërsie, filozofie, historie a estetike, Saliu jo, nuk njeh “plakje” kësisoj. Ai mendon se është e “ardhmja”.
Është i jashtëzakonshëm në energjinë e vet, ashtu sikurse është po i “jashtëzakonshëm” në nguljen këmbë si mushka te tundimet e veta pushtetore. Ato janë limfa dhe gjaku i tij.
U plakëm me Saliun, po vdesim me Saliun. Saliu plaku edhe fëmijët tanë. I ngazëllyer me turmat e dikurshme të fillim viteve ’90, kur edhe e ndiqnim për ndryshimin e sistemit politik në vend, po njësoj ngazëllehet dhe deliron ai edhe me turmat e reja dhe gjeneratën e bijve e nipave. “Selanik e tatëpjetë, kështu ka qenë e do jetë!”, të vjen në mendje sentenca e vjetër. Por boll! Nuk duhet të jetë më kështu! Boll me të njëjtën fytyrë! Boll!
Duhet dalë nga qorsokaku dhe rrethi vicioz i përsëritjes së po të njëjtës fytyrë mes turmash të ndërkryera. Po, duhet bërë medoemos një rrotacion, një ndryshim elitash politike. Por me Saliun, bah! Vërtet besoni se ky rrotacion bëhet me Saliun?! Epo qarri i Ramës, s’ke ç’thua tjetër! Varfëria dhe anarkia pjellin dhe ripjellin turmën. Pasuria dhe rendi e largojnë atë.
Edhe “liderët” po njësoj janë. Askujt nuk i duhet një opozitë e dobët. Na duhet një opozitë institucionale, e fortë, e ndershme, referenciale, prandaj dhe kurrë nuk kam votuar vetëm për një parti apo për disa deputetë të “stampuar”, që ofrohen nga listat partiake. Kanë mbetur ca këpusha elektorale që nuk shkulen 30 e kusur vjet. Ama dua një opozitë të mençur, larg folklorit, larg “Dum Babës”, larg molotovëve, larg urrejtjeve; dua një opozitë që kërkon pushtet legjitim dhe rrotacion të paqëm. Atë dua që ta votojë nesër, pse jo. Janë po njësoj votuesit: shqiptarë, si andej me PS, si këndej me PD.
Mendjet e gjymta kërkojnë t’i përçajnë. Por koha kur një demokrat dhe një socialist nuk pinin dot një kafe bashkë, ka mbaruar. Nevoja për solidaritet e ka thyer këtë “klon” të ri. Kurrësesi nuk e pranoj dot një opozitë që sfidon fuqinë e madhe të botës, SHBA-të, e cila i ka dhënë vendit dhe popullit tone tri herë lirinë, më 1920, më 1945 dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës. Për çfarë sovraniteti flasin ende ca budallenj të kreshpëruar, burracakë, jashtë kupolës së NATO-s, SHBA-ve dhe Evropës?
Me pushkët me gjalm do ta mbrojnë ata atdheun, me dy helikopterë të prishur apo me çfarë?! Përralla! Po nuk ikëm nga turmat, mbetëm nën thundrat e rinoqerontëve të Eugjen Joneskos. Partia Demokratike, ajo me vulë apo ajo pa vulë, duhet të mbledh trutë e kokës dhe t’i japë shpresë këtij vendi. Por jo me fosile politike që e kanë hallin te fati i vet, por me djemtë dhe vajzat e mendësisë së re politike perëndimore… po njësoj ngazëllehet dhe deliron ai edhe me turmat e reja dhe gjeneratën e bijve e nipave.
“Selanik e tatëpjetë, kështu ka qenë e do jetë!”, të vjen në mendje sentenca e vjetër. Por boll! Nuk duhet të jetë më kështu! Boll me të njëjtën fytyrë! Boll! Duhet dalë nga qorrsokaku dhe rrethi vicioz i përsëritjes së po të njëjtës fytyrë mes turmash të ndërkryera. Po, duhet bërë medoemos një rrotacion, një ndryshim elitash politike. Por me Saliun, bah! Vërtet besoni se ky rrotacion bëhet me Saliun?! Epo qarri i Ramës, s’ke ç’thua tjetër!
Varfëria dhe anarkia pjellin dhe ripjellin turmën. Pasuria dhe rendi e largojnë atë. Edhe “liderët” po njësoj janë. Askujt nuk i duhet një opozitë e dobët. Na duhet një opozitë institucionale, e fortë, e ndershme, referenciale, prandaj dhe kurrë nuk kam votuar vetëm për një parti apo për disa deputetë të “stampuar”, që ofrohen nga listat partiake. Kanë mbetur ca këpusha elektorale që nuk shkulen 30 e kusur vjet. Ama dua një opozitë të mençur, larg folklorit, larg “Dum Babës”, larg molotovëve, larg urrejtjeve; dua një opozitë që kërkon pushtet legjitim dhe rrotacion të paqëm. Atë dua që ta votojë nesër, pse jo.
Janë po njësoj votuesit: shqiptarë, si andej me PS, si këndej me PD. Mendjet e gjymta kërkojnë t’i përçajnë. Por koha kur një demokrat dhe një socialist nuk pinin dot një kafe bashkë, ka mbaruar. Nevoja për solidaritet e ka thyer këtë “klon” të ri. Kurrsesi nuk e pranoj dot një opozitë që sfidon fuqinë e madhe të botës, SHBA-të, e cila i ka dhënë vendit dhe popullit tone tri herë lirinë, më 1920, më 1945 dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës. Për çfarë sovraniteti flasin ende ca budallenj të kreshpëruar, burracakë, jashtë kupolës së NATO-s, SHBA-ve dhe Evropës? Me pushkët me gjalm do ta mbrojnë ata atdheun, me dy helikopterë të prishur apo me çfarë?! Përralla! Po nuk ikëm nga turmat, mbetëm nën thundrat e rinoqerontëve të Eugjen Joneskos. Partia Demokratike, ajo me vulë apo ajo pa vulë, duhet të mbledh trutë e kokës dhe t’i japë shpresë këtij vendi. Por jo me fosile politike që e kanë hallin te fati i vet, por me djemtë dhe vajzat e mendësisë së re politike perëndimore…
demokracia shqiptare ka nevoje per doktorin
PërgjigjuNje shkrim perfekt !
PërgjigjuNje analize dinjitoze. Vecanerisht per pjesen GRI te votusit shqiptar, per ate pjese qe eshte e pa korruptuar politikisht dhe mund te beje vleresimin me te sakte per drejtimin politik te vendit. Bravo Papagjoni
Përgjigju