Debate shterpë në një vend si Shqipëria thuajse provincial, kur gjërat e pa rëndësishme kanë më shumë jehonë e rëndësi se gjërat e rëndësishme! Janë shqetësuar të gjithë se pas shumë vitesh Presidenti paska pushuar dikë nga stafi i tij! Po e kthejnë në kauzë kombëtare! Po kush e ka thënë se dikush duhet të jetë përjetësisht në punësim dhe një institucion! E pastaj flasim për mitin e pazëvendësueshmërisë në politikë!
Jemi ne si shoqëri që e kemi dhe e ushqejmë çdo ditë këtë mit në çdo angazhim! Po pse asnjë djal tjetër apo vajzë tjetër nuk ka të drejtë të ketë mundësi që ky që u pushuae ka pasur për gjithë këto vite? Po pse ky është xhenio e nuk mund të zëvendësohet? Po pse qenka kaq shumë tragjike që Presidenti i ri nuk ka nevojë për të dhe ka menduar dikë tjetër? Po pse pushimi i tij nga puna qenka shqetësimi ynë i përditshëm që po lexoj statuse pafund që e ngritën pushimin e tij thuajse në një kauzë kombëtare? Po e thërrasin thuajse në kauzë Presidentin duke e konsideruar veprimin e tij si një gabim fatal për presidencën si institucion!
Jo, po t'i kthejmë me trashëgimi institucionet dhe angazhimet edhe administratën, sepse politikën e kemi bërë tashmë të trashëguar! Lufta për një vend pune në Shqipëri vazhdon të jetë si një betejë për jetë a vdekje e për çudi, nëse nuk e ke me trashëgimi për ta fituar duhet detyrimisht të jesh farefis me ata që kanë pushtetin! Ndryshe, je u pa shpresë dhe i destinuar të mbetesh pa punë e për pasojë të jetosh në varfëri edhe nëse ke qenë një student i mirë dhe po ashtu nëse je një profesionist i mirë!
Zoti Daci, nuk diskutohet largimi apo jo i nje nepunesi ne Presidence. Askush nuk eshte i perjetshem i punesuar ne administrate e kudi. Diskutimin si jurist duhet ta shikoje te motivi i largimit te nje punonjesi pavaresisht kushdo qofte ai. Shikoje me syrin e juristit mos u ngatero me politiken.
PërgjigjuDebati nuk eshte se na qenka pushuar dikush! Por sepse nje punonjes shembullor i shtetit qe ka sherbyer ne administraten e 4 Presidenteve largohet nga puna me pretendimin se nuk ka legalizuar diplomen qe ka marre jashte shtetit. Pushimi eshte bere ne kundershtim te rregullores se nenpunesit publik. Shvarci hiqet nga puna me nje shkrese tere gabimet drejtshkrimore te Sekretarit te pergjithshem te institucionit. Ceshtja vete ne gjykate, vendimi konsiderohet jo ligjor. Shvarci merre rrogat qe i takojne edhe kerkon pune tjeter. Nderkohe per te njejtin pozicion pune do paguhen dy veta. Shqiperi hesapi, qe ne momentin qe nje mjek ishte shefi i shtabit nuk eshte cudi qe ne pozicioni e Shvarcit te shkoje ndonje infermiere apo mami.
PërgjigjuShqiperia mbetet nje fshat i madh, ku te gjithe njohin njeri-tjetrin, shajne njeri- tjetrin dhe mburrin veten. Nje vend ku puna e shtetit mbetet privilegj dhe largimi dizaster.
Nje shkrim medioker, nje terminologji nen mesataren, me gabime ortografike, me presje e pa pike. Djalosh me kete shkrim nuk e fiton konkursin per gjuhe letersi. A po, per patronazhist ose sufllaqexhi je ne forme sportive, bravo!
PërgjigjuLlapaqeneria e politqenërisë ska per te mbaruar kurre ne Shqiperi. Shoqeria shqiptare dhe platforma e saj politike ka prodhuar e vazhdon te prodhoj vlera negative per te mbajtur gjalle mendesine e varfer otoman-arabe te veshur me kostumin ideologjik gjithfaresh ku dallon ai i patologjise sllavokomuniste antishqiptare.
PërgjigjuMore po këta ish stafistët e likes ,e para njëherë nuk e kanë me tapi presidencën e dyta këta ishin atje për interesat e likes,apo për të mbrojtur interesat kombtare e demokracinë që Likja me bëmat e tij i bëri gazi i botës,sa për ato vlerat që na mbartkan as më shumë e as më pak dhe këta vlerat e Like spiunit kanë se atij i bënë fresk dhe si të tillë pas tij le të shkojnë e të tregojnë vlerat bashkë me udhëheqësin e tyre shpirtëror nga Jala në kampingun e lesh e lisë a të lirisë si i thonë.
Përgjigju