Jozefina Topalli drejtuese e PD-së në diasporë

Politikë

A firmosën votuesit në Greqi për zarfet? KQZ i ofron PD-së provat e DHL-së

28 Maj, 16:34| Përditesimi: 28 Maj, 17:44

  • Share

Partia Demokratike është ftuar sot nga KQZ të tërheqë të gjitha nënshkrimet e votuesve shqiptarë në Greqi, që kanë tërhequr zarfet. PD këmbënguli për këtë provë, pasi akuzoi PS-së se korruptoi postën dhe i mbushi vetë thasët me vota, e zgjedhësit nuk i morën fare zarfet.

Materialet voluminoze KQZ tashmë i ka, dhe është e gatshme t’ia ofrojë PD-së, por me kushtin që përfaqësuesi ligjor i tyre të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti, pasi aty janë të dhënat personale të afro 50 mijë shqiptarëve të Greqisë. Ja korrespodenca e KQZ për PD, siguruar nga Shqiptarja.com:

Kërkesa:

Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ky i fundit në KQZ (ose në të kundërt dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht tek zgjedhësi është kthyer nga DHL në KQZ). Përgjigje: Pas Vendimit të Komisionit Ankimimeve dhe Sanksioneve të datës 27.05.2025 mbi vënien në dispozicion të provave, bashkëlidhur shkresës ju dërgojmë dokumentacionin e kërkuar të provave të dorëzimit të dërgesave të mundësuara nga DHL Greqi. I njëjti informacion për dërgesat e dorëzuara në të gjitha shtetet do tju vihet në dispozicion sapo të dërgohet nga operatori postar DHL në KQZ. Fjalëkalimi për aksesimin e të dhënave do t’i dërgohet përfaqësuesit ligjor tuaj të akredituar në KQZ me email, pasi të ketë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, ditën e sotme datë 28.05.2025 në ambientet e KQZ, ku do të mundet të tërheqë fizikisht edhe provat e kërkuara për dorëzimet sa i takon zgjedhesve me banim në Greqi, në format elektronik në pajisje ruajtjeje të jashtme (usb).

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taven Qerosi: 28/05/2025 20:32

    Jozefina spiunja e sigurimit tē kohēs sē kriminelit Enver.

    Përgjigju
  • sandri: 28/05/2025 17:11

    ik moj zhele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?