Politikë

A i justifikuan aleatët 8 vendet në listat e sigurta? Berisha: Ishte farsë elektorale, jo zgjedhje

20 Maj, 12:53| Përditesimi: 20 Maj, 14:00

  • Share

 

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse aleatët i justifikuan 8 vendet që ai u dha në listat e sigurta. Berisha nuk dha një përgjigje, por tha se farsa është farsë elektorale, nuk është zgjedhje.

"Unë ju kuptoj dhe ju jap të drejtë gjithmonë në këto situata, mund të shtrohen shumë pyetje, por të gjitha këto duhet parë konteksti. Në kontekstin e një farse elektorale, farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Një farsë është një farsë, në këtë kuadër, gjithçka u zhvillua në kuadrin e një farse, por kësaj here një farse të paralajmëruar", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha konteston sërish 11 majin: Jo pushtet mbi këtë farsë! KQZ të mos ‘njohë‘ votën e diasporës! lobimi 6 mln dollarë? S’ka lidhje me zgjedhjet, nuk është ndërprerë


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?