Foto ilustruese

Lifestyle

A i mbroni sytë nga dielli? Ja rreziku që shumica e njerëzve i injorojnë

18 Korrik, 11:40| Përditesimi: 18 Korrik, 11:41

  • Share

Kur dëgjojmë për rrezet e diellit, menjëherë na vjen ndër mend mbrojtja e lëkurës. Kremrat me faktor mbrojtës janë bërë pjesë e domosdoshme e përditshmërisë verore, por një pjesë shumë e rëndësishme e trupit shpesh harrohet: sytë.

Ashtu si lëkura, edhe sytë mund të pësojnë dëmtime nga rrezet UV të diellit. Me kalimin e kohës, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit mund të çojë në probleme si: infeksion, skuqje etj

Syzet e diellit nuk janë thjesht modë

Shumë njerëz i shohin syzet e diellit si një aksesor stili, por në fakt ato janë një mbrojtje shumë e rëndësishme për shëndetin e syve. Për të qenë të sigurta, syzet duhet të kenë mbrojtje ndaj rrezeve UV, jo vetëm të jenë të errëta. Nuk është errësira e xhamit ajo që mbron syrin, por filtri i posaçëm UV që ndodhet në to.

Fëmijët kanë nevojë edhe më shumë për mbrojtje

Sytë e fëmijëve janë shumë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe rrezatimit UV. Prindërit shpesh kujdesen të lyejnë fëmijët me krem dielli, por harrojnë t’u vendosin kapelë ose syze mbrojtëse. Në fakt, kujdesi për sytë që në fëmijëri ul rrezikun për probleme në të ardhmen.

Edhe në hije ka rreze UV

Mos mendoni se jeni të sigurt vetëm sepse po qëndroni nën çadër. Rrezet UV përthithen dhe reflektohen edhe nga rëra, uji apo sipërfaqe të tjera të ndritshme. Prandaj, syzet duhen përdorur në çdo rast, qoftë në qytet, në det apo në mal.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?