Takimi në Bruksel ku Berisha mungonte, edhe pse e kishte njoftuar vetë

Politikë

A iu refuzua sot Sali Berishës hyrja në Parlamentin Europian dhe pse nuk ishte në takimin që e njoftoi vetë?

8 Prill, 16:32| Përditesimi: 8 Prill, 16:42

  • Share

Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. 

Aktiviteti fillonte në orën 14:00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë.

Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty.

Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar pak më parë në X :

"Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”.

Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e parimeve demokratike në këtë vend. 

I gjithë aktiviteti i tij mbeti takimi me grupin konservator ku merrte pjesë Mediu, Vokshi Dule, Beleri dhe një polak një ditë më parë. Berisha ka postuar një lajm sot, 8 prill, (gjatë konferencës së zakonshme për shtyp në Tiranë), se ishte zëri i i shqiptarëve në Strasbourg, por atë takim mund ta kishte bërë dhe në Tiranë, se me të vetët ishte. /TEMA/

Sali Berisha sot në konferencë për median, nga Tirana

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?