Një korsi biçikletash në Tiranë

A ja vlejti?!

27 Qershor 2022, 17:41| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 20:17

  • Share

Trafiku është ndër problemet kryesore të qyteteve e metropoleve urbane.

Tirana s'ka se si të bëj përjashtim. Trafiku, është shpesh herë acarues, të ha kohën, të kushton para, s'mbaron dot punë prej tij teksa endesh rrugëve! Trafiku të bën të mallkosh! Të shash, ofendosh, debatosh e të thuash po kjo dreq bashkie pse e ngushtoi rrugën me korsi biçikletash.

Po shifrat ça thonë?

Këto foto janë bërë sot nga unë ora 16.20 tek korsia pranë "Librit Universitar" numri i përdoruesve po arrin 400 mijë pedalues, çiklist në gjysmën e vitit. Vetëm në këtë korsi sot kanë kaluar 1688 persona ende pa u mbyllur dita. Po në të gjitha korsit?

A kanë të drejtën e tyre të kenë 400 mijë pedalues korsi?

Kush thotë JO ka të drejtën e tij, aq sa dhe 389.248 persona e kanë dhënë një përgjigje duke i përdorur. Kjo shifër në afro 400 mijë është thuajse gjysma e Tiranës.

Kur nisi bërja e korsive dhe unë kam qenë kundër.

Ndërsa sot jam kërkues:

Kjo korsi duhet monitoruar

Duhet kontrolluar

Shumë çiklista e dy rrotak as ja u ndjen se semafori i detyron të ndalojnë kur është e kuqe!

Shumë as nuk respektojnë sensin e lëvizjes. Të tilla korsi do duhet të shtohen. Por me proporcionalitet.

Makinat kanë po ashtu të drejtën të kenë rrugë. Tirana sot është si Barcelona dikur, kur nisi të ndërtoj korsi të dedikuara pë biçikleta. Kundra, zhurmë pengesa protesta. Sot është kryeqyteti Europian me më shumë korsi dedikuara dy rrotakëve.  Urbanizimi jo gjithmon pranohet, kuptohet, përkrahet. Por nëse sot ka ende nga ata që do thonë na nxiu jetën ky Erion Veliaj me këto korsit. Po 400 mijë çiklistave çtu thotë Lali?!  

A ja vlejti që Tirana të kishte korsi biçikletash? Për mua Po.

Nëpërmjet këtyre shifrave përgjigja PO është edhe për mbi 389 mijë si unë. Sot krenarin që kish Shkodra e dikur në kufijtë e ekskluzivitetit me përdorimin masiv të biçikletave. E gjen në kryeqytet. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?