Vlorë

A janë bizneset turistike shqiptare të orientuara drejt shërbimit të klientëve ndërkombëtarë?

21 Tetor 2023, 15:46| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 15:49

  • Share

Bukuria e natyrës së Shqipërisë akoma e pazbuluar për shumë vizitorë ndërkombetarë,  po reklamohet gjithnjë e më shumë si për bukuritë e mahnitshme natyrore, po ashtu edhe për shumëllojshmërinë e vendeve që ofron për t’u eksploruar. Kombinimi i detit, lumenjve dhe maleve krijon një përvojë vërtet të mrekullueshme për vizitorët.

Kohët e fundit, prezenca e pamjeve të mrekullueshme të Shqipërisë është rritur përmes mediave sociale nga individë të ndryshëm, influencues dhe madje edhe politikanë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë për të kaluar pushimet e tyre në këtë destinacion magjik. Gjithashtu e dashururar me natyren shqiptare, në shumë raste, e rekomandoj Shqipërinë si një destinacion për miqtë e mi ndërkombëtarë.  Reagimet e tyre  kanë qenë gjithmonë pozitive, ku sigurisht në fjalë të parë kanë lavdëruar natyrën e mrekullueshme edhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

Por sa me shume rritet popullariteti i natyrës mahnitese të Shqipërisë, aq me shume lind natyrshëm pyetja lidhur me ofrimin e shërbimeve te bizneseve turistike. A janë bizneset e turizmit shqiptar, si restorantet, llojet edhe shërbimet për shpërndarjen e ushqimit, akomodimi privat, hoteleritë, guidat turistike dhe aktivitete të tjera turistike të përgatitur dhe të pajisur mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e ndryshme të klientëve ndërkombëtarë?

Ndërsa bukuria natyrale e Shqipërisë pa dyshim kap vëmendjen e udhëtarëve nga e gjithë bota, është bërë e rëndësishme të vlerësohet nëse bizneset turistike shqiptare mund të përshtaten dhe të përmirësojnë shërbimet e tyre për të përmbushur kërkesat e klientëve ndërkombëtarë. Rritja e fluksit të turistëve kërkon njohuri të hollësishme të preferencave, jo vetëm për turistët vendas tashme, por edhe për ata  ndërkombëtarë, siç janë njohja e nuancave kulturore dhe pritshmërive të tyre kur ata vizitojne Shqipërine. Përvec komenteve superlative per bukuritë natyrore, ne shumicen e rasteve, ajo cfare kemi degjuar tjeter nga përvojat e vizitorëve ndërkombëtarë eshte gjithnji e më shumë domosdoshemria për pasur shumë vëmendje ndaj cilësisë dhe konsistencës së shërbimit te ofruar.

Për të kapitalizuar vërtet potencialin e industrisë së turizmit të Shqipërisë, bizneset turistike shqiptare duhet jo vetëm të linjëzohen edhe të familjarizohen me rregulloret ministeriale e  bashkiake, por duhet gjithashtu të përqafojnë një qasje që përqëndrohet më shumë tek klienti, gjë që tejkalon thjesht promovimin e natyres së bukur në vend. Për këtë arsye është e domosdoshme, që bizneset turistike pervec promovimit te natyres ato duhet të përshtasin edhe shërbimet e duhura për të plotësuar nevojat e ndryshme të vizitorëve ndërkombëtarë, duke u siguruar klientëve një përvojë praktike, të përsosur dhe të paharrueshme gjatë qëndrimit të tyre.

Për më tepër, është e domosdoshme që këto biznese të ndjekin aktivisht krijimin e identitetit  të tyre. Kjo përfshin identifikimin dhe vendosjen e tipareve, dhe karakteristikave të personalizuara që përputhen me qëllimin dhe vlerat e markës së tyre të biznesit. Sipas natyrës së ofertave të tyre, do të ishte me avantazh që këto biznese të investojnë në krijimin e historive të spikatura sipas markës dhe zhvillimin e narrativave të personalizuara që komunikojnë efektivisht qëllimin, vlerat dhe propozimet e tyre unike të shitjes. Duke bërë kështu, bizneset jo vetem do të mund të krijojnë një rezonancë me audiencën, me të cilën ato synojnë të ndërveprojnë, por do te bejne te mundur të dallohen efektivisht nga konkurrentët e tjerë,  por dhe të kuptohen më mirë nga klientët e tyre.

Gjithashtu, është tepër e rëndësishme që këto biznese të mbajnë në mënyrë të vazhdueshme premtimet dhe pritshmëritë e vendosura nga identiteti i tyre i markës. Ky angazhim për të ofruar sherbime te bazuara në premtimet e tyre të markës do të nxisë me shumë besim edhe besnikëri tek klientët e tyre. Duke vepruar në ketë mënyrë, bizneset do të mund të kultivojnë një identitet që i bën të dallueshëm nga konkurentët edhe  të paharrueshëm për klientët duke ndërtuar kështu një vizion të qartë të markës së tyre të biznesit.

Një element tjetër i rëndësishëm për këto biznese  është edhe shmangija e imitime të bizneseve të tjera pa patur nje projektim sherbimi te mirefillte, qe mbetshtet ne konceptin e biznesit ne teresi, pa imitime siperfaqesore e shablone nga biznese te tjera, duke mos zhvilluar keshtu identitetin e tyre unik bazuar tek burimet e patura realisht ne dispozicion, ne historinë dhe kulturën që përputhen me objektivat e tyre te biznesit dhe llojin e shërbimeve qe ata do te mund te ofrojne.

Pra, pa një markë të projektuar mirë dhe një angazhim të palëkundur për të plotësuar premtimin e markës se propozuar, këto biznese mund të hasin vështirësi në navigimin e metejshëm në tregun e turizmit,  drejt rrugës se zhvillimit  edhe zbatimit te biznesit te tyre në të ardhshmen.  Perndryshe, duke iu ofruar klientëve një sherbim te mire projektuar, do ti beje ata te perfitojne nje përvojë të jashtëzakonshme dhe të kënaqshme, edhe ata jo vetëm që do të inkurajojnë referimet pozitive nga nje vesh ne tjetrin, por gjithashtu do të rikthehen tek po i njejti biznes për të shijuar perseri sherbimet e ofruara edhe per te riperseritur te njejtat eksperienca. Per ta arritur kete,  i gjithe ky proces kërkon një perqasje hollistike, duke vendosur kanale të qarta të komunikimit me klientët, edhe kjo përfshin një numër faktorësh që merren në konsideratë pergjatë projektimit të shërbimeve të biznesit, siç jane integrimi I gjuheve te ndryshme, trajnimet e  stafit të biznesit rreth ndërgjegjësimit edhe njohurive te kulturave te ndryshme, disponueshmëria e opsioneve të ndryshme të ushqimit për të plotësuar preferencat dietike të ndryshme, disponueshmëria e llojeve të ndryshme të shërbimeve logjistike dhe inkorporimi i trendeve të fundit në metodat ndërkombëtare të pagesave të përshtatura, si dhe shumë faktorë të tjerë, që do të ndikojnë në mënyrën se si ofrohen shërbimet për t’i bere ato sa më mbresëlense, të lehta, te natyrshme edhe praktike për klientët.

Përveç këtyre faktorëve të përmendur sa më lartë, gjithashtu bashkëpunimi midis bizneseve, autoriteteve lokale dhe organizatave turistike është jetik, për të krijuar një ekosistem të përbashkët që nxit rritjen e qëndrueshme të turizmit. Per shembull, nuk mund te kemi nje biznes te sukseshem kur vetem dy hapa larg biznesit luksos ne breg te detit ka mbeturina te hedhura edhe ndotje mjedisore. Kjo ndikon ne menyre direkte biznesin edhe pse vete sherbimet brenda biznesit jane luksoze. Pra partneriteti edhe bashkepinimi mes paleve ne industrine e biznesit eshte i rendesishem.

Njohja e rendesise se bashkëpunimit ne biznes midis paleve të ndryshem në industrinë e turizmit luan nje rol kyç në vendosjen dhe zbatimin e standardeve cilesore që promovojnë cilesi në ofrimin e shërbimeve. Bashkepunimi cilesor mes paleve siguron qe biznesi te jete i pajisur me mjetet edhe burimet e duhura, per t’u perballur me kerkesat vazhdimisht ne ndryshim te tregut te turizmit.

Duke punuar së bashku, të gjitha palët e pëfshira mund të identifikojnë fusha për përmirësim te sherbimeve, mund të optimizojnë kostot dhe perdorimin e burimeve, mund të zhvillojnë zgjidhje inovative, mund të vendosin një vizion të bashkuar për industrinë e turizmit shqiptar dhe njekohesisht mund të zhvillojnë një njohje më të thelluar të nevojave dhe preferencave të klientëve nderkombetare.

Sa më shumë vizitorë ndërkombëtarë do te vazhdoje te terheqe Shqipëria, aq më shume do te jete e nevojshme edhe thelbësore për bizneset të adaptohen dhe të zhvillohen. Duke njohur sa me mire tregun edhe vizitoret ndërkombëtare, si edhe duke perqafuar mundësitë ekonomike që ofrohen nga keta vizitorë turistë gjithnji e në rritje, Shqipëria do te mund të pozicionohet si një destinacion që ofron përvoja të jashtëzakonshme, te pa provuara me pare, për të gjithë mysafirët e saj, pavarësisht prejardhjes së tyre. Pra, Shqipëria mund të pozicionohet si një destinacion që jo vetëm ka atraksione natyrore të jashtëzakonshme per t’u pare, por gjithashtu ofron shërbime te shkëlqyera, pasi ato jane te mire menduara e te projektuara, bazuar në pervojën e klientëve edhe të përshtatura sipas pritshmërive të tyre.

Vendosja e bashkëpunimit mes palëve të interesuara në kete industri është thelbësore për të vendosur dhe zbatuar standarde cilësie. Duke vendosur standarde dhe udhëzime, palët e interesuara do te mund të sigurojnë që bizneset të respektojnë praktikat më të mira, duke e ngritur kështu cilësinë e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve në industrinë e turizmit. Ky bashkëpunim gjithashtu lehtëson ndarjen e njohurive dhe shkëmbimin e ideve, duke krijuar një mjedis për përmirësim të vazhdueshëm dhe inovacion.

Gjithashtu, zhvillimi I shpejte i industrise se turizmit ne ditet e sotme, po ben gjithnji e me te domosdoshme nevojen per bizneset qe të imunizohen me trajnime dhe këshillime në projektimin dhe zhvillimin e shërbimeve te tyre. Adoptimi i metodave sic eshte “Design Thinking” bazuar ne projektime konkrete ne forme prototipesh, paraprakisht te menduara mire edhe gjitheperfshirese, u mundëson ofruesve të shërbimeve të zhvillojnë programe të përshtatura që përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre,  si edhe i mundeson ata t’u ofrojne eksperienca të jashtëzakonshme klientëve e tyre pavaresisht nga ata vijne.

Trajnimi edhe keshillimi bazuar me metoden e “Design Thinking” ( projektim mendimi) i ofron bizneseve nje strukture mbeshtetese per te kuptuar nevojat e klienteve, i ndihmon ato te idendifikojne pikat e tyre te forta edhe te dobeta, si edhe te projektojne zgjidhje innovative. Kjo metode i inkurajon bizneset te fillojne te mendojne pertej te zakonshmes, te dalin jashte zones se konfortit,  duke i nxitur krijimtarine dhe duke i ndihmuar ato te projektojne sherbime te cilat perputhen edhe rezonojne me audincat e tyre.

Programet e personalizuara për ofruesit e shërbimeve, jo vetëm i ndihmojne ata për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre, por gjithashtu i pajis me aftësinë për t’ju përshtatur kërkesave unike të klientëve me prejardhje të ndryshme. Duke kuptuar nuancat kulturore, preferencat dhe pritshmëritë e klienteve, bizneset do te mund të ofrojnë përvoja të personalizuara që do lenë një përshtypje mbresëlënese tek klientët e tyre.

Ndërsa mrekullitë natyrore të Shqipërisë dhe ekspozimi në media sociale kanë tërhequr pa dyshim një rritje të numrit te vizitoreve për turizëm, është thelbësore dhe është koha e duhur që bizneset shqiptare të sigurohen se janë te pajisur me mjetet e duhura për të përmbushur nevojat e klientëve ndërkombëtarë. Ato mund ta arrijnë këtë gje vetem duke projektuar shërbimet e duhura e të miremenduara, duke patur si baze qasjeje empatinë, per te vendosur ne epiqender klientin, duke investuar në trajnimin e vazhdueshem te stafit, si edhe duke nxitur bashkëpunimin mes palëve e partnereve potencialë të interesuar.

Duke e bërë këtë, Shqipëria mund të sigurojë që bizneset e saj turistike te jene mbreselense edhe te nxisin dëshiren per t’u rivizuatuar, pasi janë të mire projektuara për të plotësuar nevojat e ndryshme të klientëve të ndryshëm. 

Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria do të mund të lulezojë si një destinacion turistik i qëndrueshëm në të ardhmen.

* Rajmonda Zajmi Avignon Master Droit, Economie, Gestion et Administration des Entreprises, Université de Bordeaux, France Themeluese edhe Drejtore Ekzekutive Design Thinkers Albania

https://designthinkersalbania.com/ [email protected]

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?