Gresa Hioti dhe Andi Artani

A janë ende bashkë Andi dhe Gresa, pas përfundimit të “BBV Kosova”?

11 Prill 2023, 11:33| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:37

  • Share

Çifti simpatik Andi dhe Gresa jetuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe pas mbarimit të eksperiencës, veprimet e tyre janë parë me lupë nga fansat dhe portalet të cilët duan të mësojnë më shumë  rreth vazhdimësisë së marrëdhënies mes çiftit.

Me uljet e ngritjet e shumta me njëri-tjetrin, zënkat dhe hatërmbetjet të cilat shuheshin me puthje dhe përqafime Andi Artani dhe Gresa Hoti dolën të dashuruar nga ajo shtëpi.

Mirëpo, a janë ende bashkë?

Në një intervistë për “Prive”, modelja ka treguar se ata s’i ndahen njëri-tjetrit dhe po e shijojnë çdo moment. Para pak kohësh ata kaluan disa ditë pushime dhe u panë shumë të lumtur krah njëri tjetrit.

E tani që çdo gjë është në rregull dhe dashuria e tyre ka mbijetuar edhe pas daljes nga formati, a do të kurorëzojnë dashurinë  çifti?

Për këtë Gresa u shpreh se e ka takuar familjen e Andit, ndërsa ky i fundit ende s’ka patur kontakte me familjen e saj, megjithatë kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe modelja është e emocionuar.

Planet e të ardhmes për Gresën janë modelingu në New York, ndaj kjo do t’i lidhë akoma më shumë sepse familja e Andit jeton atje.

E pyetur nëse janë gati për hapa më të mëdhenj në lidhje, Gresa tregoi se po e lënë “të rrjedhë”, duke shijuar momentin, pa biseduar ende për të ardhmen e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?