Vivien Thano dhe Getinjo

A janë ndarë Getinjo dhe Vivien? Veprimi i modeles shuan aludimet

9 Prill 2023, 15:29| Përditesimi: 9 Prill 2023, 15:33

  • Share

Fillimisht u përfol se dashuria mes Getinjos dhe Vivien që lulëzoi brenda Big Brother VIP Kosova ka marrë fund dhe më pas për një shtatzëni, thashethemet që qarkullojnë janë hedhur poshtë me një veprim nga ana e Vivien, e cila tregon se lidhja me Getinjon është ende e fortë.

Romanca që lindi në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” mes këngëtarit të njohur Getinjo dhe Vivien Thano, vijoi edhe jashtë por për një moment u duk sikur dyshja u nda.

Kjo për shkak të postimeve të tyre, largimit të fotove e nga fakti që secili po vijon aktivitetet e ndara; Getinjo në Prishtinë e Vivien në Tiranë.

Mirëpo një veprim i kësaj të fundit tregon se lidhja nuk ka përfunduar e madje mund të thuhet se është edhe më e fortë. Si një vajzë romantike që është Vivien ka vendosur të ketë në thonjtë e saj gërmën e parë të emrit të partnerit, G, për Getinjo, duke e shoqëruar me një zemër.

Kujtojmë se Getinjo rrëfeu përmes një statusi në rrjete sociale, ngarkesën që po përjeton së fundmi dhe nevojën për t’u shkëputur nga shumë gjëra.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, shkruante Getinjo në Instastory.

Edhe Vivien po ashtu shprehu në Instastory nevojën e Getinjos për një pushim, duke kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit. Kjo u mor si një krizë mes tyre por mesa duket nuk qeka kështu.

Po ashtu, u aludua se Vivien ishte në pritje të ëmbël por kjo u hodh poshtë nga vetë ajo.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?