Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.
Por, lista e kandidatëve, ku 1/3 do të jetë e mbyllur nxiti shumë debate mes demokratëve, të cilët kritikuan se përmes kësaj formule do të dërgohen në parlament vetëm servilët e kryetarëve.
Shqiptarja.com pyeti lexuesit nëse janë dakord me këto ndryshime që janë miratuar për Kodin Zgjedhor, me listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe 1/3 e mbyllur.
Nga 4143 votues, 66.1% thonë se nuk janë dakord me këtë listë, 26% janë dakord dhe 8% shprehen nuk e di.
Rezultatet si më lart i referohen votimit deri në orën 21:45 të 27 korrikut. Sondazhi vijon të jetë i hapur dhe ju mund të votoni duke klikuar KËTU.