Dy persona kanë humbur ndjenjat në protestën që banorët e Lakansit po bëjnë kundër një firme private që ka marrë lejen që të ndërtojë një subjekt në tokën pranë banesave të kësaj zone. Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë. Banorët e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë personave në fjalë ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka ambulancë.
Banorët shprehen se tokënaty e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash.
Lajmi kryesor:
Banorët e Laknasit protestë kundër thertores: Xhelali firmosi shkatërrimin e pyllit! Suli: Do të ndërpriten punimet derisa të verifikohet leja
/r.k./ReportTv.al